BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor do të sjell stabilitet në gjithë rajonin
15:53, Thursday, November 02, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani kishte takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Emilio Lorenco Sera.

“Vlerësoj shumë mbështetjen e Spanjës për aspiratat euro-atlantike dhe për fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë, si dhe qëndrimin e përgjithshëm të Spanjës për mbështetjen e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të sjellë stabilitet në gjithë rajonin dhe do ti hapë dyert e bashkëpunimit në më shumë fusha që secila është në interes edhe të mbajtjen së stabilitetit në gjithë Evropën”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit. Osmani shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë dhe Spanjës dhe me Ambasadorin ranë dakord se është e nevojës që në periudhën e ardhshme të punojnë në përforcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve në më shumë nivele, me intensifikimin e vizitave në nivel të lartë, por mbetet e hapur mundësia edhe për ndihmën bilaterale nga Spanja.

Në takim Zëvendëskryeministri Osmani informoi Ambasadorin Sera lidhur me procesit reformues për integrimin evropian të vendit. Ai theksoi se zgjedhjet e lira, të drejta dhe kredibile lokale, paraqesin kurorë të pjesës 3 të Planit 3-6-9, në veçanti duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e masave të parapara në këtë pjesë  ishin në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve të lira të drejta dhe kredibile lokale. Këto konkluza për zgjedhje u konfirmuan edhe nga ana e misionit ndërkombëtar OSBE/ODIHR, si dhe nga të gjitha vëzhguesit tjerë ndërkombëtar dhe vendor.
Share!
Lajme
Mbledhje pune për Projektplanin 18
OSMANI: NEGOCIATAT ME BE-në IMPLIKOJNË TRANSFORMIM TË THELLË TË SHOQËRISË DHE ÇDO NDIHMË ËSHTË E MIRËSEARDHUR
OSMANI: MBËSHTETJEN E NORVEGJISË E PRESIM EDHE GJATË KOHËS SË NEGOCIATAVE ME UNIONIN EVROPIAN
OSMANI: PËRVOJAT E NEGOCIATAVE ME UNIONIN EVROPIAN DO TI NDAJMË ME MIQT TANË MË TË AFËRT
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.