BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Vizitë zyrtare e Zëvendës Kryeministrit Besimi në Republikën e Kroacisë
14:57, Monday, August 26, 2013

Më 26 gusht 2013 në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Republikën e Kroacisë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, u takua me zëvendëskryeministrn dhe ministrn për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Qeverisë së Republikës e Kroacisë, zonjën Vesna Pusiç.
Duke e përgëzuar anëtarësimin e plotë të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri Besimi, theksoi, se përvoja e vendeve që kanë kaluar nëpër rrugën e përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim të plotë, siç është përvoja e Kroacisë në 7 vitet e fundit, është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për Republikën e Maqedonisë.
Duke biseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, e konfirmuar kjo edhe nga takimet e nivelit të lartë, si dhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Partneritetit Euro-Atlantik, u theksua vullneti për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave për integrimi evropian. Përvoja kroate do të jetë e mirëpritur në procesin e harmonizimit të legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Evropian, veçanërisht në kapitujt ku Kroacia k ndërtuar ekspertizë të konsiderueshme. Zëvendëskryeministri Besimi, shprehu pritjet për mbështetjen e mëtejshme në procesin e integrimit evropian të vendit nga ana e Republikës së Kroacisë.
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Besimi, realizoi takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, z. Milan Bandiç. Gjatë takimit, në një atmosferë miqësore u shkëmbyen përvojat rreth efekteve që ka pasur procesi i integrimit evropian në zhvillimin e qytetit të Zagrebit, si dhe aktivitetet e ndërmarra në përmirësimin e gadishmërisë, multikulturalizmit, respektimin e dallimeve si dhe pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Zagreb në zhvillimin e qytetit.

Zëvendëskryeministri Besimi u takua edhe me komunitetin maqedonas dhe shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kroacisë. Takimi, në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë nga sferat e ndryshme të jetës dhe nga shoqatat, kishte për qëllim diskutimin lidhur me integrimin e tyre në Republikën e Kroacisë dhe marrëdhëniet që kanë ato me familjet e tyre në Republikën e Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Besimi i njoftoi të pranishmit me ndodhitë e fundit në Maqedoni si dhe për përpjekjet dhe progresin që bën vendi në procesin e integrimit evropian.
Si pjesë e vizitës, në orët e pasditës, zëvendëskryeministri Besimi do të takohet edhe me Presidentin e Kroacisë, z. Ivo Josipoviç, me të cilin pritet të diskutojë rreth përvojave, bashkëpunimit dhe mbështetjes së Republikës së Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
 

Share!
Lajme
Kumtesë rreth Regjistrimit të projekteve në përputhje me masat preventive për mbrojtje nga COVID-19
Masa preventive të SÇE-së për mbrojtje të të punësuarve nga COVID - 19
OSMANI: KEMI INTERES TË PËRBASHKËT TË SIGUROJMË PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR GJITHË RAJONIN
OSMANI: REALIZOHET INICIATIVA E ITALISË PËR KTHIM TË SHPEJTË TË INTEGRIMEVE EURO- ATLANTIKE NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: MENDOJ QË KRYESIMI I KROACISË ME BE-në DO TË JETË HISTORIKE PËR NE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.