BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI-: PROPOZIMET NGA STRUKTURA E IPA-s DHE ORGANIZATAVE CIVILE DO TË JENË BAZË PËR PËRGATITJEN E MASAVE DHE AKTIVITETEVE NË MASTER PLANIN E RI PËR REFORMA NË IPA
15:23, Friday, August 25, 2017

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua tribunë përkushtuar IPA-s, në të cilën Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani në rrolin e koordinatorit nacional të IPA-s prezantoi statusin me shfrytëzimin e mjeteve të IPA-s, para strukturës përgjegjëse për realizimin e këtyre mjeteve, por edhe para organizatave civile në interes të të cilëve është ndarja e ndihmës së huaj në Maqedoni.


Tema e tribunës ishte IPA: STATUSI DHE GJENDJA Përmirësim i absorbimit IPA të IPA fondeve . Të punësuarit në shërbimet profesionale të Sekretariatit prezantuan statusin e IPA-s, ku detajisht paraqitet gjendja në strukturën e IPA-s. Në tribune u paraqitën të dhënat për shfrytëzimin, pengesat, problemet dhe sfidat, si dhe konkluzionet e para për përmirësimet e mundshme. Sipas raportit të përgatitur, shfrytëzimi i të ashtuquajturës IPA1, ndarja e fondeve e cila u zhvillua në periudhën 2007-2013, është rreth 70%. Raporti tregon se 120 milion euro nuk janë shfrytëzuar në të kaluarën, ndërkaq 30 milion euro shtesë, ka rrezik të humben, deri sa nuk shfrytëzohen deri në fund të vitit.


Për IPA2 2014-2020, ku në dispozicion për shpërndarje në periudhë nga 2014 deri më vitin 2020, janë vendosur 600 milion euro, 445 milion tani më janë të programuara, që do të thotë, të ndara për zbatim të mëtutjeshëm për projekte. Sipas raportit, edhe te IPA2, më shumë se 40 milion euro tani më janë humbur në fazën e vetë programimit, por akoma është aktual edhe rreziku i realizimit jo të plotë të asaj që tani më të programuar, ngjashëm si dhe në mjetet e IPA 1.


Para fillimit të tribunës, zëvendëskryeministri Osmani, realizoi brifing me gazetarë në të cilën detajisht shpjegoi raportin lidhur me gjendjen e IPA-s, pas së cilës kishte edhe deklaratë para mediave.


Sot mblodha gjithë IPA strukturën, që ti hapin pengesat, problemet, mangësitë dhe në përgjithësi gjitha sfidat të cilat qëndrojnë në realizimin e IPA fondeve. I ftuar është edhe sektori civil, për arsye se nga ata vazhdimisht marrim edhe kritika dhe vërejtje por edhe propozime konstruktive si ta përmirësojmë realizimin e fondeve, theksoi Osmani në fjalën e tij. Ai shprehu optimizëm se do të përgatiten masa kualitative dhe zgjidhje që do të jenë pjesë e Master planit të ri për reforma në IPA, sepse, si që tha, në strukturën e IPA-s ka njohur kuadro me kapacitet profesional që me mbështetje politike dhe fokus drejt sfidave do ti tejkaloj sfidat dhe do të siguroj avancim të fuqisë absorbcionale të vendit për rritjen e shfrytëzimit të IPA fondeve.

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.