BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI NË TAKIM ME DANIELSON: PRESIM MBËSHTETJE PËR REFORMAT SI DHE HAPA KONKRETE NGA BE-ja PËR PROCESIN EUROINTEGRUES TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
18:10, Thursday, June 29, 2017

Sot, në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me Drejtorin e Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristijan Danielson. Në takim morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji dhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë Damjan Mançevski.

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani ndau përshtypjet e tij të para të mbajtura në Komitetin për Stabilizim dhe Asociim dhe rekomandimet si dhe detyrimet që dolën nga e njëjta. Jemi të vetëdijshëm se kemi barrë të madhe nga e cila duhet të lirohemi dhe se pritjet e qytetarëve shumë e më shumë rriten. Ky moment i optimizmit nuk mund të zgjas përgjithmonë duhet të fillojmë ti dorëzojmë. Për ne është përgjegjësi ende me e madhe, me seriozitet dhe me urtësi të ju qasemi  tejkalimit të sfidave në rrugën tonë drejt BE-së- tha Osmani.

Osmani theksoi se agjenda e Qeverisë së re ka dy drejtime, njëra që çon drejt realizimit të Reformave Urgjente Prioritare, për të cilën tani më harmonizohet Plani konkret Aksionar, kurse tjetra,  drejt zgjidhjes së çështjeve politike të hapura, si në vend, ashtu edhe me fqinjët. Brenda vendit, theksoi Zëvendëskryeministri nevojitet rrumbullakim  i pjesës legjislative të Marrëveshjes kornizë të Ohrit si aplikim gjithëpërfshirës në vendimet politike. Mbyllja e këtyre çështjeve ne nuk i trajtojmë vetëm si obligime të marra para partnerëve tanë ndërkombëtar, por edhe si parakushte të rëndësishme për ndërtimin e demokracisë funksionale, shoqërisë së qëndrueshme dhe ekonomisë prosperuese. Këto lloje të çështjeve kërkojnë  vendime të guximshme dhe ndihmë nga partnerët tanë, për realizimin e të cilave është gjithashtu i nevojshëm mbështetja e partnerëve tanë të Bashkimit Evropian theksoi Osmani.

Duke parasysh vizitat e fundit në Bullgari me delegacionin e lartë Qeveritar, si dhe vizitën në Greqi të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi përkushtimin e Qeverisë, që nëpërmjet qasjes pozitive, i  zhbllokoj proceset e afrimit me fqinjët, si hap i parë i mbylljes së çështjeve të hapura. Bëhet më e sigurte nënshkrim i marrëveshjes së ndërsjellë me Bullgarinë  para përfundimit të verës, me të cilën Maqedonia në mënyrë të konsiderueshme do ti përkushtohet avancimit dhe marrëdhënieve me Greqinë. Jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për problem emocionues, por duke pasur parasysh suksesin e hapave të parë, së shpejti presim përmirësime të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy Qeverive dhe në përgjithësi mes dy vendeve- theksoi Osmani.

Përfaqësuesit Qeveritar kërkuan mbështetje nga Danielson, në bazë të suksesit në zbatimin e detyrimeve të marra, e cila do të na çojë drejt marrjes së hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat në këtë moment paraqesin impuls të rëndësishëm dhe nxitje për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues të vendit.

Share!
Lajme
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
ZKQ Dimitrov: "Metodologjia e re për aderim mundëson një proces negociues më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht"
Zëvendës kryeministri i Qeverisë Dimitrov: "Në këtë kohë kyce në procesin e integrimit në BE, është e rëndësisë së jashtëzakonshme mbështetja nga partnerët tanë bilateral"
Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.