BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Konsultime tematike me përfaqësues të shoqatave civile Integrimi në BE duhet të na bashkojë të gjithë
16:00, Friday, June 23, 2017

Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u realizua takim mes organizatave qytetare në të cilën fjalë hyrëse kishin kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Takimi paraqet edhe një konfirmim se integrimi evropian është një proces i rëndësishëm jo vetëm për Qeverinë, por edhe për aktorë të tjerë, veçanërisht përfaqësues të shoqërisë civile të cilët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe mund të japin kontribut të madh me propozime konstruktive se si në mënyrë më efektive të zbatohen reformat kyçe me qëllim që vendi të marrë përsëri  rrugën drejt BE-së.

Unë si Kryeministër dhe Qeverinë që e udhëheq jemi të gatshëm të mundësojmë kushte për angazhim dhe përfshirje të gjithë shoqëeisë, në procesin serioz reformues që na është vërë përpara. Kërkoj, bëj thirje, gjithë në vendin tonë edhe Qeveria si dhe opozita, sektori civil, politikan, çdo kush, ta kuptoj përgjegjësinë personale, dhe përgjegjësinë kolektive të cilën e kemi si qytetar të Republikës së Maqedonisë. Ta sigurojmë konsensusin e nevojshëm shoqëror, për çështje thelbësore. Gjithë të kyçemi në reforma! Akcioni ka filluar nevoja është e madhe!, tha Kryeministri Zaev.

"Jam i vetëdijshëm për peshën e sfidës dhe përgjegjësisë, por unë gjithashtu mendoj se secili prej nesh duhet të kontribuojë për arritjen e këtij qëllimi strategjik. Kjo duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës i Qeverisë, institucioneve tjera shtetërore, shoqërisë civile dhe opozitës. Kjo është një çështje që duhet të na bashkojë e jo të na ndajë, dhe për këtë arsye unë besoj se të gjithë do të  japim maksimum nga vetja ta shfrytëzojmë këtë atmosferë pozitive dhe mbështetjen që marrim nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht nga BE-ja "- theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri theksoi se qëllimi kryesorë është të punohet në përcaktimin e objektivave që ka mundësi  reale të realizohen në afat të shkurtër, gjegjësisht të realizohen deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitin 2017, pra deri në tetor, me qëllim që të hiqet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim. Natyrisht, edhe Komisioni Evropian mbetet një partner i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe pas takimeve  jashtëzakonisht të rëndësishme në Bruksel javën e kaluar, Komisioneri Hahn tani vjen në Shkup,  gjë që paraqet  një mundësi të madhe për të paraqitur planet tona për adresimin e  prioriteteve urgjente të reformave. Të nesërmen, në Republikën e Maqedonisë do të vijë dhe Reinhard Priebe, i cili me ekipin e tij do të ofrojë ndihmë, mbikëqyrje si dhe do të vlerësojë efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve dhe vërejtjeve të raportit të përgatitur nga ai.

Në debatin e sotëm, fokusi ishte në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, reformën e shërbimeve të inteligjencës, reformën e administratës publike, zgjedhjet, Parlamenti dhe organet e pavarura rregullatore, mediave dhe shoqërisë civile. Nga zëvendëskryeministri Osmani u vu në dukje se Qeveria ka në plan për të mbyllur detyrimet e fundit legjislative që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila do të mbyllë një pyetje të rëndësishme që rëndojnë marrëdhëniet etnike, si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe një themel i rëndësishëm i vendit në rrugën drejt integrimit.

Evenimenti u organizua me qëllim që të merren të dhëna nga shoqëria civile në formimin e asaj që do të jetë prioritet në muajt e ardhshëm për Qeverinë, dhe kjo vjen nga raportet e Komisionit Evropian, prioritetet urgjente për reforma, raporti i Priebes, OSBE / ODIHR dhe Komisionit të Venecias, etj .

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.