BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Takim i Zëvendëskryeministrit Ademi me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë z. Linhart
17:20, Tuesday, November 15, 2016

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, realizoi takim me Sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë z. Majkëll Linhart.   


Në takim u diskutua procesi i integrimit evropian i Republikës së Maqedonisë, për të cilën Zëvendëskryeministri Ademi theksoi rëndësinë e këtij Raporti të Komisionit Evropian i cili për të tetën herë mbetet në qëndrimin e tij për gatishmërinë dhe nevojën që Maqedonia të nis negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri informoi Linhart se nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane është përgatitur analizë e detajuar lidhur me gjetjet e dhëna në Raport e cila më tutje do të jetë temë e debateve të gjëra dhe gjithëpërfshirëse.   


Gjatë takimit bashkëbiseduesit theks të veçantë i vendosën organizimit të zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme në 11 dhjetor, rezultatet e të cilave duhet të jenë të pranuara nga të gjithë palët, me çka do të krijoheshin kushte që vendi më në fund të dalë nga kriza e gjatë politike dhe të fokusohet në reformat e  nevojshme.   


Pas zgjedhjeve fokusi ynë duhet të vendoset në zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Përzhinos, mbështetjen e punës së Prokurorisë Speciale Publike, realizimin e Reformave Urgjente Prioritare dhe të gjitha detyrimeve që dalin nga ata si dhe zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e cila edhe më tej mbetet gur themel për të ardhmen tonë euro-atlantike, theksoi Ademi.   


Dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral në nivel politik, ekonomik dhe sektorial, ndërkaq Austria edhe me tej mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë përmes projekteve të ndryshme për bashkëpunim. 


Në veçanti u theksua roli pozitiv i Maqedonisë të cilën e kishte dhe vazhdon ta ketë në menaxhimin e krizës së migrantëve dhe parandalimin e lëvizjeve ilegale përmes vendit.   


Në fund, bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Austrisë, do të vazhdojë në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshme të situatës dhe realizimit të reformave në të gjitha fushat shoqërore, dhe në veçanti mbështetjen në procesin euro-integrues të Republikës së Maqedonisë.

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.