BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Takim koordinues me donatorë lidhur me dëmet e pësuara nga stuhia ne Shkup dhe Tetovë
16:19, Wednesday, August 10, 2016

 Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim koordinues me donatorë, lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën fundjavën e kaluar. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi, ishte udhëheqës i takimit, ndërkaq fjalime mbajtën edhe z. Nikolla Todorov, Zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe Ministër i Shëndetësisë, Ministri i financave, z. Kiril Minoski z. Ilija Isajloski, Zëvendës ministër për Punë të Jashtme, si dhe z-nja Luiza Vinton, koordinator i përhershëm i OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së si dhe Martin Klauke, Udhëheqës i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se qëllimi i takimit është që të shfrytëzohet maksimalisht potenciali për financim nga ana e donatorëve me qasje koordinuese në drejtim të ndihmës dhe i theksoi prioritetet e para të përcaktuara në drejtim të ndihmës për rikonstruim dhe riparim të shtëpive të dëmtuara dhe objekteve të tjera të rëndësishme, riparim të infrastrukturës dhe masa për mbrojtje dhe ndihmë të mëtutjeshme për NMV-të, si dhe për fermat e dëmtuara dhe sanim i tokës bujqësore, si dhe ndihmë të drejtë për drejtë për institucionet për mbrojtje.

U potencua se në këtë fazë vlerësimet e dëmeve janë shumë indikative, por punohet në qartësimin e tyre. Ademi informoi se edhe është aktivizuar Mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së, mes të cilave janë bërë xhirime satelitore të terrenit por në teren janë edhe ekspertët e tyre për vlerësimin e nevojave fillestare për popullsinë.

Zëvendëskryeministri Ademi falënderoi gjithë donatorët për mbështetjen e tyre në të kaluarën dhe i ftoi edhe aktorët tjerë ndërkombëtar të japin kontributin e tyre që Maqedonia të mund të menaxhojë me gjendjen e krijuar.

 

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.