BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Republika Federale e Gjermanisë

Të dhëna të përgjithshme

Republika Federale e Gjermanisë, realizon bashkëpunimin zhvillimor që nga viti 1952. Ky bashkëpunim në tërësi i është përkushtruar rritjes dhe efikasitetit të politikës zhvillimore. Kjo politikë realizohet nëpërmjet punës dhe aktiviteteve, me qëllim të arritjes së objektivave paraprakisht të parashtruara, sipas të së ashtuquajturës Deklaratë të Mileniumit, Konsensusit të Monterej-it dhe planit për implementimin e Samitit të Johanesburg-ut .

Bashkëpunimi zhvillimor gjerman është strukturuar sipas niveleve të ndryshme. Krahas qasjes direkte tek partnerët shtetërorë, Gjermania si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është mjaftë aktive në disa organe të rëndësishme evropiane të BE-së.

Ajo është e kyçur në të gjitha fazat e implementimit të bashkëpunimit zhvillimor të Bashkimit Evropian. Falë anëtarësisë së saj në shumë organizata ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, G8, Organizata Tregtare Botërore, Marrëveshja e Përgjithshme për Tregëti dhe Dogana, Bankat Rajonale për Zhvillim dhe shumë agjencione tjera, flet për rëndësinë dhe përvojën e Gjermanisë në drejtim të bashkëpunimit zhvillimor që si i tillë, reflektohet në nivel global.

Autorët

Bahkëpunimi zhvillimor bilateral dhe multilateral i Republikës Federale të Gjermanisë, qëndron nën kompetencat dhe urdhërin e Ministrisë Federale për bashkëpunim ekonomik zhvillimor dhe zhvillim të përgjthshëm të njohur me akronimin BMZ.

Organizatat ose trupat e autorizuar nga ana e Ministrisë së lartëpërmendur, për implementimin e bashkëpunimit zhvillimor janë si vijon:

  • KfW (Banka Gjermane për Zhvillim ) përgjegjëse për bashkëpunim financiar;
  • DEG (Kompania Gjermane për Zhvillim dhe Investim), që në fakt është pjesë e grupit KfW, promovon iniciativa të biznesit privat, në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion;
  • GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, paraprakisht e njohur si GTZ), është përgjegjëse për bashkëpunimin zhvillimor në fushën e teknikës dhe si e tillë nga data 1 јanar të vitit 2011, i mbulon edhe njësitë që paraprakisht funksiononin në mënyrë të pavarur;
  • DED (Shërbimi Zhvillimor Gjerman ), në strukturat e tij angazhon bashkëpunëtorë për veprim jashtë vendit;
  • InWent (Ndërtimi i Kapaciteteve Ndërkombëtare), paraqet organizatë të specializuar për zhvillimin e resurseve njerëzore;
  • CIM (Qendra Ndërkombëtare për Migrim dhe Zhvillim), që në fakt është pjesë e GTZ-së, realizon dhe implementon programin e integrimit të ekspertëve në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion.

Bashkëpunimi zhvillimor gjerman

Politika e bashkëpunimit zhvillimor e Republikës Federale të Gjermanisë, paraqet fushë të pavarur në suaza të politikës së jashtme të vendit.

Ajo udhëhiqet në bazë të katër parimeve themelore:

- Zvogëlimi i varfërisë në botë;
- Mbrojtja e ambientit jetësor;
- Ndërtimi i paqës dhe kultivimi i demokracisë;
- Promovimi i formave dhe strukturave të barabarta të globalizimit.

Programi aksional 2015, paraqet instrumentin themelor të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë drejtë implementimit të politikës zhvillimore. Kjo në fakt i vendos format dhe rregullat e financimit adekuat, për realizimin efektiv të kornizës së përgjithshme ndërkombëtare, që ka të bëjë edhe me aktivitetet zhvillimore momentale si dhe me ato të planifikuara për të ardhmen.
Në nivel vjetor, për bashkëpunim zhvillimor, Gjermania ndan shumë ekuivalente me 0,51 % të të ardhurave nacionale bruto (BAN shq*). Kjo shumë ka filluar të implementohet që nga viti 2010 dhe si trend me 0.7.% të mjeteve do të vazhdojë deri në vitin 2015. Kjo është në pajtim me planin e Bashkimit Evropian për rritjen e vazhdueshme të ndihmës zyrtare për zhvillim.

Instrumentet themelor për planifikim dhe menaxhim të bashkëpunimit zhvillimor gjerman, janë të natyrës strategjike me karakter rajonal, duke llogaritur këtu edhe strategji të tjera të posaçme për vende të caktuara. Bashkëpunimi direkt zhvillimor midis Gjermanisë dhe partnerëve të saj, nënkupton instrumentet si bashkëpunim financiar dhe teknik, etj. Ekzistojnë gjithshtu edhe fusha të tjera të ndryshme të aktiviteteve duke filluar nga angazhimi i ekspertëve të ndryshëm, deri tek zhvillimi i shërbimeve vullnetare, sigurimi i trajnimeve për menaxherë dhe ekspertë nga vendet partnere.

Bahkëpunimi zhvillimor ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, filloi në vitin 1992. Çdo të dytin vit, në pajtim me negociatat bilaterale qeveritare, në këtë drejtim nënshkruhet protokoll për bashkëpunim. Protokolli i fundit është nënshkruar me datë 14 tetor 2009. Republika Federale e Gjermanisë paraqet njërin ndër partnerët bilateral më të rëndësishëm zhvillimor të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi zhvillimor bilateral me Republikën e Maqedonisë është orientuar drejtë fushave themelore të interesit për vendin, si:

1. Furnizimi me ujë, nxjerrja e ujrave të zeza dhe mbrojtja e natyrës dhe rrethit ekologjik,
2. Demokracia dhe shoqëria qytetare,
3. Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.

Përveç bashkëpunimit zhvillimor bilateral, ekzistojnë edhe instrumente të tjera të bashkëpunimit, siç janë projektet e ndryshme me karakter rajonal: Fondet e hapura rajonale për Evropën Jug-Lindore (fondet për tregëti të jashtme, fondet për modernizimin e shërbimeve komunale, reformat ligjore dhe shërbimet e tyre, efikasiteti energjetik, etj). Në këtë grup përfshihen edhe programet ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të mbështetura nga InWent; ekspertë të integruar nga CIM që veprojnë në disa institucione; SES – Shërbimi i Ekspertëve Seniorë. Këtu përfshihet edhe arsimimi ose edukimi socio-politik që zakonisht realizohet nëpërmjet të fondacioneve si Friedrich Ebert, Konrad Adenauer dhe Friedrich Naumann; pastaj programe tematike në fushën e furnizimit me ujë, ndryshimet klimaterike dhe lufta kundër tregëtisë me njerëz.
Në përputhshmëri me negociatat e fundit bilterale të qeverisë, bashkëpunimi zhvillimor me Republikën e Maqedonisë, në cilësi të shtetit kandidat për hyrje në BE, do të zvogëlohet dhe orientohet drejt programeve të ashtuquajtura parapërgatitore për hyrje në Bashkimin Evropian. Vendi do të vazhdojë të merr pjesë në programet tematike rajonale të cilat finansohen nga ana e Ministrisë Federale për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, si dhe të ketë përkrahje nga ana e Ministirve të tjera federale.

Për informata më të detajuara lidhur me projektet e përmbyllura dhe ato në vijim, mund të informoheni në faqen vijuese: www.sep.gov.mk/cdad

Personat për kontakt pranë SÇE-së:

Sofçe Zafirovska
Udhëheqëse e Sektorit për ndihmë bilaterale dhe multilaterale
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243

Share!
Ndihmë tjetër e huaj
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.