BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Hapja e konferencës ndërkombëtare Përforcimi i diturive për BE
11:56, Wednesday, April 24, 2013

Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë nuk është ekskluzivisht në kompetencë të institucioneve shtetërore, por të tërë shoqërisë, dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë ne duhet të japim kontribut që të përmbushet qëllimi, porositi zëvendëskryeministri i obliguar për integrime evropiane Fatmir Besimi në fjalimin në Konferencën "Ndërtim i diturisë për BE", që mbahet sot në Shkup.

"Integrimi evropian është proces i rëndësishëm, kompleks dhe relativisht i gjatë. Ne duhet të ndërtojmë kapacitete që ta zbatojmë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE. Por gjithashtu, këto kapacitete duhet t"i përgatisim që të jemi konkurrent në tregun evropian, dhe të jemi të përgatitur në mënyrë të barabartë si të gjithë qytetarët dhe institucionet e tjera nga vendet anëtare të BE-së në përmbushjen dhe respektimin e standardeve dhe parimeve që sundojnë në Union", tha ai.

Ne, shtoi Besimi, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e procesit për Maqedoninë dhe për të gjitha vendet në rajon, sepse, siç theksoi ai, perspektiva evropiane u tregua si një ndër katalizatorët kryesor të cilat sollën deri te zbatimi i reformave thelbësore dhe përforcimi i standardeve demokratike. Integrimi evropian dhe euroatlantik, shtoi, është i rëndësishëm për shkak se mundëson paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

"Që ky proces të jetë efikas, neve na nevojiten resurse. Për këtë, mendoj se formimi i një rrjeti prej ekspertëve, të cilët njohuritë i kanë përfituar në institucionet e renomuara evropiane dhe punojnë në çështjet lidhur me integrimin evropian mund të japë mbështetje dhe ekspertizë të konsiderueshme në procesin negociues", tha zëvendëskryeministri Besimi.

Ambasadori britanik në Maqedoni Kristofer Ivon pajtohet se për realizim të suksesshëm të këtij procesi eurointegrues nevojitet angazhim i të gjitha resurseve, të tërë shoqërisë. Krahas institucioneve shtetërore, nevojitet edhe kontribut i individit, të sektorit civil, por edhe ndarja e njohurive të përfituara për të mirën e përgjithshme të shtetit.

"Integrimi evropian është detyra juaj, përgjegjësia e juaj. E juaj është edhe zgjidhja nëse dëshironi ta ndërmerrni përgjegjësinë. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes shumë të qartë se si Maqedonia do të lëviz drejt anëtarësimit të saj në BE, kështu që ajo e përmbushi detyrën e saj. Tani topi nuk është te ne, por te shteti", tha Ivon.

Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për politikë evropiane vlerëson se ekspertët e rinjë ndërmarrin përgjegjësinë që të japin kontribut pozitiv dhe stimulim në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

Konferenca "Ndërtimi i njohurive për BE" u organizua nga Instituti për politikë evropiane me mbështetje të Ambasadës britanike.

(Burim: MIA)
 

Share!
Lajme
Kumtesë rreth Regjistrimit të projekteve në përputhje me masat preventive për mbrojtje nga COVID-19
Masa preventive të SÇE-së për mbrojtje të të punësuarve nga COVID - 19
OSMANI: KEMI INTERES TË PËRBASHKËT TË SIGUROJMË PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR GJITHË RAJONIN
OSMANI: REALIZOHET INICIATIVA E ITALISË PËR KTHIM TË SHPEJTË TË INTEGRIMEVE EURO- ATLANTIKE NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: MENDOJ QË KRYESIMI I KROACISË ME BE-në DO TË JETË HISTORIKE PËR NE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.