BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Projekte për përforcimin e kapaciteteve institucionale të SÇE-së
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) 2015

Programi i USAID për përmirësimin e punës së organizatave ka për qëllim t’i përmirësojë performancat e atyre organizatave që konsiderohen si kyçe për zhvillimin e shtetit dhe objektivat të cilat USAID Maqedoni synon t’i arrijë në sektorët e demokracisë, arsimit dhe ekonomisë.

Programi punon me pesë organizata të përzgjedhura partnere, me qëllim të fuqizimit të strukturës së tyre, përmirësimit të proceseve të punës dhe rritjes së shkathtësive dhe njohurive të të punësuarve të tyre. Gjithashtu, Programi synon fuqizimin e lidhjes midis institucioneve dhe përmirësimin e proceseve kryesore, me qëllim të ofertës më të mirë të shërbimeve për qytetarët e Maqedonisë. Aktivitetet e Programit janë ndarë në tri faza: 1) vlerësimi i performancave të organizatës partnere, 2) implementimi i intervenimeve të rekomanduara dhe 3) ridiagnostikimi i performancave.

Bashkëpunimi i SÇE me USAID-PPPO filloi më 15 dhjetor të vitit 2014, me nënshkrimin e Memorandumit të parë për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Pastaj vijuan një sërë aktivitetesh në lidhje me vlerësimin e performancave të SÇE dhe pas kësaj, u nënshkrua Memorandumi i dytë me të cilin filloi faza e implementimit të intervenimeve, përshkrimi i të cilave është dhënë në vazhdim.

Aktivitetet e zhvilluara:

  • Punëtoria diagnostike

    Nga 19 deri më 21 mars të v. 2015, USAID-PPPO realizoi punëtori diagnostike në të cilën morën pjesë 20 përfaqësues të udhëheqësisë së SÇE. Në këtë punëtori ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryeministri për eurointegrime, z. Fatmir Besimi dhe znj. Ana Bllazhevska - Sekretare Shtetërore. Në punëtori, ekspertët e USAID-PPPO lehtësuan diskutim ekipor dhe punë në grupe, përmes së cilës pjesëmarrësit i identifikuan pikat potenciale të përmirësimit të SÇE, si dhe kapacitetet momentale dhe anët e forta.


    Z. Besimi u drejtohet pjesëmarrësve të punëtorisë diagnostike

     
  • Analizë thellësore e performancave të SÇE

    Më 14 prill të v. 2015, USAID-PPPO e filloi analizën thellësore të performancave të SÇE. U zbatuan 15 intervista të thellësore gjysmë të strukturuara individuale edhe atë me Sekretarin Shtetëror, katër këshilltarë shtetërorë, shtatë udhëheqës sektori, dy udhëheqës të njësive të pavarura dhe me bashkëpunëtorin e ngarkuar për zbatimin e ISO sistemit në SÇE. Gjithashtu, u zbatua anketë me qëllim të përcaktimit të shkathtësive aftësive dhe praktikave menaxhuese në SÇE, si dhe anketë për skenimin e klimës dhe kulturës organizative.

     
  • U nënshkrua Memorandumi i dytë për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis SÇE dhe USAID-PPPO

    Më 4 shtator të v. 2015, u nënshkrua Memorandumi i dytë për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis SÇE dhe USAID-PPPO, i cili ka të bëjë me implementimin e pakos së intervenimeve për përmirësimin e performancave në pesë fusha, edhe atë:

    1. Sistemi i planifikimit, monitorimit dhe evaluimit të performancave të SÇE;
    2. Sistemi për menaxhimin me efektin e të punësuarve; motivimi, shpërblimi dhe disiplinimi;
    3. Organizimi i punës dhe klima organizative;
    4. Kapacitetet analitike;
    5. Marrëdhëniet me publikun/menaxhimi i informatave hyrëse dhe dalëse.


    Z. Besimi dhe znj. Morina-Maksut gjatë nënshkrimit të Memorandumit të dytë për bashkëpunim dhe mirëkuptim midis SÇE dhe USAID-PPPO

     
  • Punëtori për hartimin e proceseve për planifikimin vjetor, monitorimin, evaluimin dhe raportimin

    Më 10 shtator të v. 2015, USAID-PPPO realizoi punëtori për udhëheqësinë e SÇE, me qëllim të finalizimit të proceve për planifikimin vjetor, monitorimin, evaluimin dhe raportimin. Ekspertët e USAID-PPPO prezantuan projekt-hartat e proceseve, dokumentet për informatat hyrëse dhe dalëse, si edhe formularët. Me përfshirjen aktive të të pranishmëve këto procese u diskutuan, reviduan dhe u finalizuan. 


    Pjesëmarrësit në punëtori i ndjekin udhëzimet e ekspertëve të USAID-PPPO për finalizimin e hartimit të proceseve
     
  • Dy punëtori njëditore: punëtori për menaxhimin me efektin e nëpunësve administrativ dhe punëtori për planifikimin vjetor

    Më 27 dhe 28 shtator të v.2015, USAID-PPPO realizoi dy punëtori njëditore: punëtori për menaxhimin me efektin e nëpunësve administrativ dhe punëtori për planifikimin vjetor. Në punëtoritë morën pjesë 23 përfaqësues të udhëheqësisë së SÇE, mes të cilëve edhe Sekretari Shtetëror, katër këshilltarë shtetërorë, udhëheqësit e sektorëve dhe njësive të pavarura, zëvendësit e udhëheqësve të sektorëve dhe udhëheqësit e njësive.

    Gjatë punëtorisë së parë, pjesëmarrësit u njohën me sistemin për vlerësimin e realizimit sipas Ligjit për nëpunës shtetërorë. Eksperti i USAID-PPPO ua prezantoi pjesëmarrësve të gjitha hapat e këtij procesi dhe pas kësaj pasoi diskutimi rreth roleve të pjesëmarrësve në zbatimin e intervistave gjysmë-vjetore, zgjedhjen e vlerësuesve, rolin dhe përbërjen e komisionit për vlerësim, shkallën e vlerësimit dhe metodat e vlerësimit. Pjesëmarrësit u njohën me masat e efektit të shkëlqyeshëm dhe të dobët, diskutuan për pengesat potenciale gjatë zbatimit të procesit dhe ranë dakord të zbatojnë punëtori interne, me qëllim që të gjithë të punësuarit të njoftohen me procesin e vlerësimit të realizimit.

    Gjatë punëtorisë për planifikimin vjetor, pjesëmarrësit mësuan se si t’i vendosin qëllimet SMART, e diskutuan kornizën për planifikimin strategjik dhe vjetor, si dhe zhvilluan projekt-qëllime institucionale për vitin 2016 në kuadër të prioriteteve ekzistuese strategjike.


    Pjesëmarrësit në punëtori e ndjekin prezantimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë
     
  • Takime mentorimi për përpilimin e plan veprimeve sektoriale për v.2016

    Gjatë muajit tetor të v. 2015, eksperti i USAID-PPPO zhvilloi 10 takime mentorimi, në të cilat secili sektor punoi në përpilimin e plan veprimeve sektoriale për v. 2016. Në këto takime morën pjesë 53 të punësuar nga të gjithë sektorët dhe njësite e pavarura gjë që këtë proces e bëri maksimalisht participativ dhe transparent.


    Pjesëmarrësit në takimin e mentorimit për përpilimin e planeve të veprimit diskutojnë për nën-qëllimet e sektorit të tyre 
     
  • Punëtori për përcaktimin e rezultateve dhe indikatorëve vjetorë
     
    Më 22 dhe 23 nëntor të v. 2015, USAID-PPPO mbajti punëtori për përcaktimin e rezultateve dhe indikatorëve vjetorë, në përputhje me Programin vjetor të SÇE për v. 2016. Në punëtori mori pjesë Sekretari Shtetëror, udhëheqësit e sektorëve dhe njësive të pavarura dhe të punësuarit në sektorë dhe njësi. Pjesëmarrësit në këtë punëtori fituan shkathtësi për përcaktimin e rezultateve në nivel institucional dhe sektorial dhe vendosjen e indikatorëve si masa për realizimin e rezultateve të pritshme. Në periudhën që pason, deri në fund të v. 2015, SÇE do ta kompletojë sistemin e planifikimit, monitorimit dhe vlerësimit të të arriturave për v. 2016.


    Znj. Ana Bllazhevska – Sekretare Shtetërore dhe pjesëmarrësit e tjerë duke e ndjekur diskutimin për përcaktimin e rezultateve dhe indikatorëve vjetorë

 

Share!
Projekte për përforcimin e kapaciteteve institucionale të SÇE-së
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) (korrik 2016 - janar 2017)
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) (janar - qersor 2016)
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) 2015
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.