BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
22:46, Friday, June 12, 2020
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mori pjesë në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës, në kuadër të së cilës së bashku me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizituan Muzeun Blaca 99. 

Dita e sotme - 12 Qershori, është ditë e cila simbolizon lirinë dhe drejtësinë, ditë e cila jo vetëm që shënon përfundimin e gjenocidit, por shënon edhe çlirimin faktik të Kosovës. 

Ditë që njëkohësisht paraqet shënimin e njërës pjesë të historisë tonë të përbashkët - periudhë për të cilën jam i bindur se e kemi lënë pas nesh; por edhe periudhë dhe ngjarje të cilat na përkujtojnë se sa e shtrenjtë është liria- theksoi Osmani, duke potencuar se kjo ditë na ndërlidh edhe si popuj por edhe si fqinj më të afërt.

 Në ditën e sotme para 21 vitesh, më shumë se 50 mijë përfaqësues të NATO-s filluan të vendosen në Kosovë, më së shumti përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; ndërkaq 3 ditë para, pikërisht në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja teknike-ushtarake, me çka ky operacion u miratua shtoi Osmani.

 Në këtë kontekst ai potencoi se këto ngjarje paraqesin pika kthese në ndërtimin e realitetit të ri - Republika e Kosovës është shtet i pavarur, partner i respektuar dhe aleat i forcave perëndimore; vend i cili në mënyrë të pandalshme, hapëron drejtë anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Popujt tanë nuk e ndajnë vetëm historinë e përbashkët, por presin edhe të ardhmen e përbashkët të suksesshme dhe prosperuese. 

Për këtë arsye Kosova dhe qytetarët e saj duhet ta kenë në konsideratë mbështetjen tonë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, ambiciet tona evropiane dhe euro-atlantike - urime Ditën e Çlirimit! theksoi Osmani.
 
Share!
Lajme
OSMANI: NA NEVOJITET QEVERI STABILE DHE FUNKSIONALE ME PERSPEKTIVË EVROPIANE
Donacion nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në vend
OSMANI: EDHE MË TEJ PRESIM MBËSHTETJE TË FUQISHME NGA SLLOVENIA PËR INTEGRIMET EVROPIANE
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.