BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani: Jemi përkushtuar të sigurojmë mbështetje për parandalimin e COVID-19
15:10, Thursday, March 26, 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti konferencë për shtyp në temë: Aktivitetet e Qeverisë dhe aktualitetet e fundit rreth sigurimit të ndihmës së huaj për ballafaqimin me COVID19.

Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Qeveria që nga java e kaluar formoi grupin punues të cilin ai e kryeson në rolin e Koordinatorit Nacional për shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend. Osmani informoi se në Sekretariatin për Çështje Evropiane në një vend mblidhen prioritetet dhe nevojat nga ku në mënyrë të centralizuar po veprohet para donatorëve ndërkombëtar, ku ai theksoi se tani më është bërë lista fillestare e prioriteteve.

Janë siguruar 25 respiratorë nga ana e UNOPS-it, përmes mjeteve të siguruara nga Norvegjia, po ashtu, janë rezervuar edhe 30 makina respiratorë përmes UNDP-së, nga furnizues prej Kine, për furnizimin e së cilës në dispozicion do të vendosen pjesë e mjeteve urgjente të cilat i ka siguruar Bashkimi Evropian për mbështetje ndaj vendit tonë në ballafaqim me korona virusin theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai shtoi se RP e Kinës është përgjigjur pozitivisht në kërkesën për donacion, me vërejtje se sasitë e respiratorëve me siguri s'do të jenë 200 siç ishte numri i kërkuar dhe se Kina për momentin është angazhuar në sigurimin e ndihmës, sepse nuk janë të gjitha sasitë në dispozicion në magazina, por vazhdimisht po prodhohen. Njëherit Osmani theksoi se, Ambasada e RP Kinës në mënyrë shtesë do të japë edhe 30.000 euro, që paraqesin gjithë fondin vjetor me të cilin disponon Ambasadori, për të luftën kundër KOVID 19.

Në konferencën për shtyp Osmani informoi se Komisioni evropian përmes Eurokomisionerit për Zgjerim Oliver Varheji, pozitivisht u përgjigj në letrën të cilën në emër të Qeverisë të cilën ia dërgoi gatë javës së kaluar, në të cilën Komisioneri informon për disa vendime me të cilat Bashkimi Evropian do ta mbështesë vendin në ballafaqimin me sfidat e epidemisë COVID 19.

Fillimisht janë  4 Milion euro të cilat janë mjete për nevojat më urgjente, një pjesë që do të përdoren për furnizim të 30 respiratorëve përmes UNDP-së, si e dyta, Komisioneri informon se është pranuar iniciativa dhe tani më është dhënë urdhër të lëshohen 50 milion eurot të cilat ishin të parapara si shpërblim për sukses, për ballafaqim me sfidat socio-ekonomike sfidat nga epidemia, ndërkaq janë siguruar 9 milion euro nga projekte të programit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe 3 milion për mbështetje të buxhetit. Me gjithë këtë tani, Bashkimi Evropian në veprim ka vendos, mjete në shumë prej rreth 65 dhe 70 milion euro të cilat i qëndrojnë vendit në dispozicion theksoi Osmani

Në këtë drejtim ai shtoi se, Komisioneri Varhejli ka konfirmuar se KE po i shqyrton mundësitë për përfshirje të vendit tonë në mekanizmat më të gjera të Bashkimit Evropian për menaxhim me krizën me COVID-19. Në letrën u potencua se shqyrtohen mundësitë për kyçjen e vendit në Fondin Solidar Evropian, përfshirje në furnizimet publike grupore të Unionit, por edhe se po diskutohet me institucionet financiare ndërkombëtare për adresimin e likuiditetit dhe sfidave financiare të sektorit privat, diçka që gjithashtu u kërkua nga ana jonë në letrën e javës së kaluar.

Share!
Lajme
OSMANI: NDIHMË NË KOHË DHE MIRË E TARGETUAR
Osmani për vizitë në Shtabin e krizës në Strugë dhe takim me përfaqësuesit e bashkësive me të mëdha fetare të rajonit
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani mbajti pres-konferencë për shpërndarjen e ndihmës së huaj lidhur me ballafaqimin me KOVID 19
Video konferencë takim Osmani Danielson
Video konferencë takim Osmani Edshtadler
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.