BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Bursa
Konkurs për ndarjen e bursave për studime postdiplomike nga fusha e BE-së jashtë vendit për vitin akademik 2012/2013

BURSA PËR STUDIME POSTDIPLOMIKE 
“GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA”
NGA FUSHA E SË DREJTËS, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE –SË JASHTË VENDIT
PËR VITIN AKADEMIK 2012/2013


Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, tani më dhjetë vite me radhë ndajnë bursa për studime pasuniversitare jashtë shtetit në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së. Qëllimi për të siguruar këto mjete financiare është që të dërgohen kuadro për specializim në fushën e BE-së, synim ky i cili ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e aftësive profesionale të nëpunësve shtetërorë të cilët janë drejtpërdrejtë të angazhuar në procesin dhe përafrimin e vendit drejt BE –së, por edhe krijimin e kuadrove të reja të cilët do të jenë të gatshëm të kyçen në mënyrë aktive në këtë proces.


Kush mund të aplikojë?


Bursat janë të dedikuara për student/kandidat të ardhshëm për bursa të cilët tani më janë të regjistruar në institucione të larta arsimore jashtë vendit me program të caktuar të studimeve postdiplomike nga fusha e BE-së. Për studime postdiplomike nga fusha e BE-së konsiderohen: studimet postdiplomike të fushës të së drejtës, ekonomisë si dhe politikat e BE-së, me ç’rast prioritet do të kenë aplikuesit të cilët nuk kanë siguruar mjete financiare për mbulimin e studimeve nga fushat e lartpërmendura.


Kushtet për përfitimin e bursës

 

Konkurs për ndarjen e bursave për studime postdiplomike nga fusha e BE-së jashtë vendit për vitin akademik 2012/2013
 

 

Në web faqe është bashkangjitur një përmbledhje e institucioneve të arsimit të lartë në Evropë të cilat ofrojnë studime postdiplomike nga fusha e BE/ EI. Kjo përmbledhje është vetëm një tregues dhe aplikuesit e interesuar nuk duhet të kufizohen duke u paraqitur vetëm në universitetet dhëna në këtë listë. 
 

Mënyra e aplikimit për bursë

Konkursi për ndarje të bursave është publikuar në media dhe në web faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane www.sep.gov.mk/stipendii. Në periudhën prej 21.07. – 20.08.2012 kandidatët e interesuar mund të paraqiten për këtë bursë duke dorëzuar dokumentet e duhura në mënyrë elektronike në adresën vijuese stipendii@sep.gov.mk ose edhe me anë të postës në adresën e mëposhtme: 
 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë 
Sekretariati për Çështje Evropiane 
(konkursi për ndarjen e bursës “ Gabriela Konevska Trajkovska” për studimet postdiplomike për BE –në)
Bul. “Ilinden” Nr. 2, 1000 Shkup 

 

ose të dorëzohen personalisht me zarf të mbyllur në arkivin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Çka më tej?


Selektimin e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i cili përbëhet nga përfaqësues të disa ministrive dhe institucioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Pas përzgjedhjes së kërkesave/aplikimeve për marrjen e bursës për mbështetje të studimeve postdiplomike, propozim-lista e kandidatëve do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e cila bën zgjedhjen përfundimtare.
Ofruesi i bursës është i obliguar që t’i mbulojë shpenzimet në shumë deri më 20.000.00 euro. Shpenzime të cilat do ta kalojnë këtë shumë do të jenë në barrë të përfituesit të bursës. Këto mjete ndahen me qëllim të sigurimit të mjeteve për shkollim, strehim, ushqim si dhe shpenzimet e udhëtimit deri në destinacionin e studimit si dhe kthimin prapa. 

Kandidatët e përzgjedhur nënshkruajnë një marrëveshje me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me anë të së cilës marrin përsipër të magjistrojnë në periudhën e paraparë dhe të punojnë në administratën shtetërore për të paktën pesë vjet pas mbarimit të studimeve postdiplomike.  

Share!
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.