BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: JEMI TË PËRKUSHTUAR NË PËRGJITHËSI NË IMPLEMENTIMIN E OBLIGIMEVE TË MARRA
15:31, Monday, July 30, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp.

Tema e diskutimit ishin aktivitetet e ardhme të shtetit në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave aderuese, për momentet e reja lidhur me referendumin e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për mbështetjen nga ana e Mbretërisë së Holandës për integrimin tonë evropian, si dhe tema tjera aktuale.

Punojmë në mënyrë intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për fillimin e negociatave, duke e mbajtur fokusin e Qeverisë drejt reformave me të cilat në periudhën e ardhshme do të japim rezultate konkrete dhe të dukshme në pjesën e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë dhe administratës publike, si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në fushat tjera kyçe nënvizoi Osmani.

Në vazhdim Osmani informoi ambasadorin me rrjedhën e përgatitjeve për referendumin e ardhshëm, si dhe krijimin e mbështetjes për implementimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare, në veçanti për implementimin e Marrëveshjes për zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Kemi perspektiva të qarta evropiane dhe euro- atlantike, dhe ne si Qeveri në përgjithësi jemi të përkushtuar në implementimin e detyrimeve të marra, me qëllim të rrumbullakimit të procesit evropian dhe euro- integrues, theksoi Osmani, duke shtuar se në këtë rrugë pret vazhdimin e mbështetjes së sinqertë të Mbretërisë së Holandës.

Share!
Lajme
Osmani së bashku me Filipçen në dorëzim pranimin e ndihmës Japoneze në më shumë klinika në Shkup
OSMANI: MAQEDONIA DO TË KETË SUKSES TA REALIZOJË AGJENDËN 2025 TË KOMISIONIT EVROPIAN
OSMANI: DO TI SIGUROJMË GJITHA PARAKUSHTET PËR KONFIRMIMIN E VENDIMIT PËR NEGOCIATAT E QERSHORIT 2019
OSMANI: PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE PËR TË RINJTË DO TË THOTË QËNDRIMI I TYRE NË VEND
OSMANI: KONVENTA NACIONALE ËSHTË PLATFORMË E SHKËLQYER PËR PËRFSHIRJEN E SEKTORIT CIVIL NË NEGOCIATA
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.