BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PARTNER I RËNDËSISHËM NË IMPLEMENTIMIN E REFORMAVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
16:45, Wednesday, July 25, 2018
Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në takim u prezantua Strategjia e re për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe BERZh për vitin 2018 2023, statusi i implementimit të projekteve financuar nga ana e BERZh-it, si dhe për aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.

Përfaqësuesit të BERZh-it theksuan se në draft versionin e Strategjisë së re për bashkëpunim me Maqedoninë në periudhën 2018 2023, janë identifikuar fusha kyçe që do të jenë në fokus të bashkëpunimit me vendin tonë në periudhën e ardhshme. Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se prioritetet strategjike të bashkëpunimit të BERZh-it me Maqedoninë në periudhën 2018-2023 janë në përputhje me programin e Qeverisë dhe Agjendën e BE-së ku është planifikuar mbështetja e konkurrencës dhe integrimi rajonal.

Osmani shtoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe BERZh-it në mënyrë plotësuese është intensifikuar përmes instrumentit Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e Agjendës për ndërlidhje. Ky instrument dukshëm vendosi dinamikë shtesë procesit të integrimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes së cilës vendet mund të aplikojnë për grant mjete për ndihmë teknike dhe investime për implementimin e projekteve financuar me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditor bilateral, në sektorë për: energjetike, transport, ambient jetësor si dhe sektorëve social dhe digjital.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e BERZh-it, me ndihmën e të cilit përmes WBIF-s deri më tani R. e Maqedonisë ka fituar rreth 102 milion euro grande investuese për infrastrukturë, prej të cilave 82 milion euro (12 milion euro për projektin interkonektim 400kV Maqedoni (Manastir) Shqipëri (Elbasan) dhe 70 milion euro për Projektin për përmirësimin e pjesës lindore të vijës hekurudhore të Korridorit VIII pjesa e tretë (Kriva Pallankë Deve Bair, kufiri drejt Bullgarisë).

Të dy palët theksuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë duke i potencuar projektet e ardhshme të parapara për realizim me mbështetjen e BERZh-t për të cilën pritet konfirmim të grandit investues nga WBIF si që janë Projekt për përmirësimin e pjesës së autostradës Kërçovë Gostivar dhe Projekti për përmirësim dhe zhvillimin e rrugëve Kriva Palnakë kufiri me Bullgarinë.
Share!
Lajme
Konferencë Përvojat në negociatat aderuese si duhet dhe si nuk duhet
Mbledhja e 15të e Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian
OSMANI: MBËSHTETJA PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE HAS MBËSHTETJE MË TË MADHE NGA QYTETARËT
NDIHMA FINANCIARE NGA MBRETËRIA E NORVEGJISË VJEN NË MOMENTIN E DUHUR DHE NË VENDIN E DUHUR
OSMANI: INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE FORCOJNË MIQËSINË MES DY VENDEVE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.