BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim Osmani Ivanov OSMANI: ËSHTË I NEVOJSHËM KONSENSUS PËR REFORMAT PËR TA MBYLLUR ÇËSHTJEN E BE-SË DHE NATO-S NË VITIN 2018
14:42, Friday, November 17, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, sot në Kabinetin e Kryetarit në Vilën Vodno, kishte takim me Kryetarin Gjorgje Ivanov.

Në takim, Zëvendëskryeministri informoi për vizitën në Bruksel, të realizuar së bashku me Ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, ku u realizuan takime të rëndësishme me Nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, si dhe me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han. Osmani informoi për porositë e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Unionit, të cilët, në mëngjesin e punës në Bruksel Miqtë e Maqedonisë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bulgarisë dhe  Suedisë, shprehën gatishmëri për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë në aspiratat e saja evropiane dhe euroatlantike.

Në vazhdim, Osmani  informoi për pakot e reja reformuese të Qeverisë Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin rumbullaksim të Planit 3-6-9, implementimi i të cilit duhet të sigurojë hapësirë për progres në përafrimin kah Komisioni Evropian. Osmani potencoi se Strategjitë dhe planet akcionale të përfshira në Planin 3-6-9, në vete ngërthejnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga ana e partnerëve dhe institucioneve relevante, siç janë rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian, Komisioni Venecian, GREKO, rekomandimet e Grupit të larët të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe si dhe të gjitha raportet dhe rekomandimet e tjera të cilat janë të notifikuara si obligim i  Republikës së Maqedonisë. Me ketë, theksoi Osmani,  pakoja e reformave rumbullaksohet, dhe pas implementimit të të njëjtave, pritet mënjanimi i rekomandimit të kushtëzuar, si dhe pritet raport pozitiv me rekomandim të ri të pastër nga ana e Komisionit Evropian. Në fund, theksoi Osmani, së bashku edhe me progres të realizuar në zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, pritet edhe vendim për fillimin e negociatave deri në gjysmë të vitit 2018.  

Kemi mundësi të papërsëritshme, në vitin 2018 të bëjmë hapërimin historik dhe të mbyllim çështjen e BE-së dhe NATO-s. Është e nevojshme që të lihen anësh prioritetet tona personale, partiake e madje edhe prioritetet etnike, të formojmë konsensus për reforma, dhe të arrijmë rezultate theksoi Osmani. Ai e potencoi rëndësinë e këtij momenti, duke përsëritur edhe vlerësimin e marrë nga Brukseli, se viti 2018 duhet të jetë vit historik për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane dhe euroatlantike, moment për të cilin duhet të angazhohen të gjithë vepruesit në shoqëri, dhe përmes procesit gjithëpërfshirës, të sigurohet konsensus thelbësor, e jo vetëm deklarativ rreth procesit të integrimeve të Republikës së Maqedonisë. Osmani kërkoi nga Ivanov mbështetje për procesin e reformave, por edhe mbështetje për sigurimin e konsensusit politik, si dhe mbështetje të dy të tretës së shumicës në Kuvend.    

Share!
Lajme
MAQEDONISË IU AKORDUAN GRANDE INVESTUESE NË VLERË PREJ 70 MILION EUROSH SI NDIHMË TË PAKTHYESHME
OSMANI: FALENDERIME TË SINQERTA PËR MBËSHTETHEN ÇEKE PËR ARDHMËRINË TONË EURO- ATLANTIKE TË CILËN E PRESIM EDHE NË TË ARDHMEN
OSMANI: MBËSHTETJA DHE INVESTIMET NGA ANA E REPUBLIKËS POPULLORE KINEZE JANË TË MIRËSEARDHURA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
OSMANI: INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE ËSHTË INTERES I PËRBASHKËT
OSMANI: NA NAVOJITET PËRVOJA E ESTONISË PËR FORMIMIN E EKIPEVE NEGOCIUESE DHE STRUGTURËS NEGOCIUES
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.