BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takimi Osmani Kalavera në Bruksel OSMANI: PRES PËRMIRËSIM TË DUKSHËM TË SHFRYTËZIMIT TË MJETEVE IPA
09:11, Wednesday, November 15, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, u takua me Gjenoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian.

Osmani prezantoi përparimin e Republikës së Maqedonisë në proceset eurointegruese, duke u ndalur në implementimin e Planit 3-6-9,si dhe kapërcimin e barrierave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s: Zgjedhjet lokale ishin një test për Qeverinë dhe kapacitetin e sajë për implementimin në praktikë të masave dhe veprimeve të parashikuara,- theksoi Osmani. Ai shtoi se zgjedhjet u vlerësuan si të ndershme, të lira dhe kredibile nga të gjitha institucionet vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare të cilat i vëzhguar zgjedhjet, përfshirë këtu edhe OSBE-ODIHR - si institucion më relevant që monitoroi zgjedhjet.

Osmani potencoi edhe përkushtimin e Qeverisë që të rifokusohet në agjendën evropiane dhe reformatore, që duhet të rezultojë me zbatimin e plotë të të gjitha reformave të nevojshme të cilati kërkon BE-ja nga Maqedonia, e që janë ose do të jenë respektivisht të vlerësuara në Planin 3-6-9

Në takimin me Ruiz Kalaverën u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet IPA, nga ana e Maqedonisë, për çka Osmani tha se është në fazën përfundimtare përgatitja e të ashtuquajturit IPA MASTER PLAN, që përmbanë masa dhe aktivitete me të cilat duhet të përmirësohet struktura IPA, si dhe të avancohet aftësia absorbuese për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet IPA.

IPA MASTER PLANIN po e përgatisim së bashku me Delegacionin e BE-së në Shkup, për çka kemi takime të rregullta, dhe i njëjti do të jetë së shpejt në publik dhe do të fillojë implementimi i tij,- theksoi zëvendëskryeministri Osmani. Ai shtoi se pre nga Komisioni Evropian dhe të gjitha organet e tij mbështetje për reformat në strukturat IPA, për shkak se, theksoi Osmani, kjo do të thotë afrim me standardet evropiane që është një ndër arsyet kryesore për të gjithë procesin e integrimit evropian.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë dy ditore ne Bruksel, ku ndër të tjera realizoi takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, si dhe me Komisioonerin e Zgjerimit, Johanes Han.

Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.