BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në takim me Johanes Han OSMANI: NË 2018-ËN KEMI MUNDËSINË HISTORIKE QË PËRFUNDIMISHT TA MBYLLIM ÇËSHTJEN E BE-SË DHE NATO-S
18:02, Monday, November 13, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Bruksel, realizuan takim pune me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han, ku diskutuan të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Osmani referoi për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e reformave, duke theksuar zgjedhjet lokale që u mbajtën, realizimi i suksesshëm i të cilave, paraqet kurorë të Planit 3-6-9. Osmani potencoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, reformat sërish janë në qendër të vëmendjes të Qeverisë, intenca e të cilës është që në tërësi t'i inkorporojë në Planin 3-6-9 të gjitha sugjerimet e dhëna nga partnerët ndërkombëtar dhe i njëjti në tërësi të implementohet. Kjo, së bashku me mënjanimin e të gjitha pengesave të tjera politike në rrugën drejtë integrimit evropian të Republikë së Maqedonisë, Osmani pret që të rezultojë me hapa konkret nga ana e Unionit, por edhe të vendeve anëtare të Unionit, e në drejtim të vizibilitetit të perspektivave evropiane të Maqedonisë.

"Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit të realizojmë progres solid në implementimin e reformave, me çka do të sigurojmë heqjen e rekomandimit të kushtëzuar, gjë që në mënyrë përkatëse, për reformat e realizuara, presim të rezultojë me raport pozitiv dhe rekomandim të pastër nga ana e Komisionit në prill, vitin e ardhshëm." - theksoi Osmani. Ai shtoi se, mënjanimi i përshtatshëm i pengesave të ngelura politike në progresin e procesit eurointegrues, siç janë marrëdhëniet me fqinjët dhe çështjet e brendshme politike, pret edhe progres nga ana e Këshillit Evropian në qershor/korrik, të vitit të ardhshëm, kur edhe shpreson në vendimin për fillim të negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Osmani e theksoi optimizmin e ri evropian i cili sundon në Republikën e Maqedonisë, optimizëm i cili vërehet në tërë rajonin, e i cili është gjithnjë e më i dukshëm edhe tek një numër i madh i vendeve - anëtare të Bashkimit Evropian. "Për ne 2018-ta paraqet mundësi historike kur të gjitha rrethanat janë të rregulluara për të bërë hapin vendimtar dhe më në fund të mbyllim çështjen e NATO-s dhe BE-së" theksoi Osmani. 

Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Dimitrov kishin mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ku referuan për progresin në plotësimin e obligimeve që dalin nga procesi eurointegrues, ndërsa nesër duhet të realizojnë takim edhe me Nënkryetaren dhe Përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Frederika Mogerini. Në agjendën e Osmanit është paraparë edhe adresimi në Institutin Think-Tank, në Qendrën Evropiane për Politikë (EPC), "Plani 3-6-9: avancimi i mëtutjeshëm i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE", ndërsa në margjinat e vizitës do të realizojë takim edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Genoveva Ruiz Kallavera.

Share!
Lajme
MAQEDONISË IU AKORDUAN GRANDE INVESTUESE NË VLERË PREJ 70 MILION EUROSH SI NDIHMË TË PAKTHYESHME
OSMANI: FALENDERIME TË SINQERTA PËR MBËSHTETHEN ÇEKE PËR ARDHMËRINË TONË EURO- ATLANTIKE TË CILËN E PRESIM EDHE NË TË ARDHMEN
OSMANI: MBËSHTETJA DHE INVESTIMET NGA ANA E REPUBLIKËS POPULLORE KINEZE JANË TË MIRËSEARDHURA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
OSMANI: INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE ËSHTË INTERES I PËRBASHKËT
OSMANI: NA NAVOJITET PËRVOJA E ESTONISË PËR FORMIMIN E EKIPEVE NEGOCIUESE DHE STRUGTURËS NEGOCIUES
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.