BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
TAKIMI OSMANI-KORÇOK OSMANI: PLANI 3-6-9 PARASHIKON FILLIM TË NEGOCIATAVE ME BE-në
18:16, Thursday, November 09, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani,sot realizoi takim me Ivan Korçok, Sekretar Shtetëror dhe ushtrues i detyrës së Ministrit  të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë.

Në takim u hapën temat e bashkëpunimit dypalësh  që u vlerësua si solid si dhe fushat në të cilat ai mund të thellohet. Zëvendëskryeministri Osmani e potencoi nevojën e Republikës së Maqedonisë për promovimin e kapaciteteve për absorbimin e fondeve të BE-së, për çka janë me rëndësi të jashtëzakonshme përvojat e Republikës së Sllovakisë,si lidere e shfrytëzimit të këtyre fondeve në rajon.

Lidhur me procesin e eurointegrimit të Maqedonisë,Osmani shprehu kënaqësin për mbështetjen e deritanishme për integrimin evropian të vendit nga ana e Sllovakisë, si  brenda Bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të grupit  të Vishegradit. Me këtë rast, Osmani i prezantoj Korçokut implementimin e deritanishëm të Planit 3-6-9,si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë për t’i zbatuar tërësisht të gjitha rekomandimet,kërkesat dhe sygjerimet e miqëve evropianë. ”Plani 3-6-9 është një tërësi unike prej tre pjesësh, dhe në të implementojmë të gjitha sygjerimet dhe rekomandimet me relevancë, të notuara si pengesë për integrimin tonë euroatlantik. Qëllimi ynë është në përputhje me zbatimin e suksesshëm të pjesës së fundit të Planit, pjesa nëntë, të mos hyjmë në vazhdim të ri, me pjesën e re të 12, por me hapje të negociatave,”- theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Ai shprehu mirënjohje për nisjen e projektit "Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë", që u hap dje dhe u realizua edhe me mbështetjen e ambasadorit sllovak në vend.

Gjatë takimit, Zëvendëkryeministri Osmani dhe Ministri Korçok iu referuan edhe mbështetjes të Sllovakisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është me rëndësi të veçantë për perspektivën evropiane të rajonit,dhe u konfirmua  me Deklaratën e Përbashkët të miratuar nga ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të grupit të Vishegradit dhe ministritë e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perendimor, të nënshkruar në Budapest.

Share!
Lajme
OSMANI: AGJENDA EVROPIANE KRIJON KUSHTE MË TË MIRA PËR BUJQËSORËT NOVATORËT DHE NË PËRGJITHËSI PËR BIZNESIN
OSMANI: NUK KA ZGJIDHJE MAGJIKE AD-HOK PËR NDOTJEN E AJRIT, PËRKUNDRAZI, VETËM ME AKTIVITETE AFATGJATE DHE TË QËNDRUESHME MUND TË SIGUROHEN REZULTATE
WBIF Maqedonisë i aprovoi tre projekte investuese në vlerë të përgjithshme nga 24 milion euro
OSMANI: VIKTIMA HEBRENJE – ROJTAR I PËRJETSHËM I HUMANITETIT, LIRISË DHE SOLIDARITETIT
OSMANI: QEVERIA DEFINOI PRIORITETET INVESTUESE REALIZIMI I TË CILËVE DO TË INTENSIFIKOHET NË PERIUDHËN E ARDHSHME
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.