BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Osmani në takime me përfaqësues të lartë të Parlamentit Kroat gjatë vizitës së tij oficiale në Republikën e Kroacisë OSMANI: VETËM PERSPEKTIVAT KREDIBILE EUROATLANTIKE TË BALLKANIT MUND TU JAPIN FUND SFIDAVE RAJONALE
11:00, Tuesday, November 07, 2017

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi takime me përfaqësues të lartë politik të Parlamentit Kroat. Ai realizoi takim me Nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me Nënkryetarët e Komisionit për çështje evropiane dhe Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Miro Kovaç, ku u hap tema e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit evropian, si dhe perspektivat evropiane të tërë rajonit. 

 Zëvendëskryeministri Osmani, në takime, potencoi frymën e re politike në Republikën e Maqedonisë, e cila përmban optimizëm evropian dhe e cila është zgjeruar në tërë rajonin, por edhe tek vendet anëtare të Unionit. Me të shumtën e bashkëbiseduesve u këmbyen mendime rreth sfidave me të cilat ballafaqohet rajoni, mënyra se si të sigurohet kredibilitet i perspektivave evropiane, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Në takime, u diskutua edhe për ballafaqimin me sfidat evropiane, siç janë lajmet e rrejshme, rritja e populizmit radikal, nacionalizimit, ndikimit gjeopolitik nga Lindja, sfidat e krizës së migrantëve etj. U konstatua se të gjitha sfidat rajonale dhe evropiane të Ballkanit, duhet të zgjidhen duke u bazuar në vlerat evropiane, dhe përmes përforcimit të perspektivave evropiane të rajonit, si dhe përmes ruajtjes së kredibilitetit të procesit të zgjerimit. "Vetëm perspektivat kredibile evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit mund tu japin fund sfidave rajonale" theksoi Osmani. 

Në kuadër të vizitës në Kroaci, Osmani realizoi takim edhe me homologen e tij Marija Pejçinoviq-Buriq, Zëvendës Kryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për punë të jashtme dhe çështje evropiane, e në margjinat e vizitës, Osmani kishte edhe fjalën e tij para përfaqësuesve diplomatik në Kroaci, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Zagreb, me temë: "Faqe e re për Maqedoninë: 2018 - viti i perspektivës kredibile për zgjerim".   

Share!
Lajme
Osmani së bashku me Filipçen në dorëzim pranimin e ndihmës Japoneze në më shumë klinika në Shkup
OSMANI: MAQEDONIA DO TË KETË SUKSES TA REALIZOJË AGJENDËN 2025 TË KOMISIONIT EVROPIAN
OSMANI: DO TI SIGUROJMË GJITHA PARAKUSHTET PËR KONFIRMIMIN E VENDIMIT PËR NEGOCIATAT E QERSHORIT 2019
OSMANI: PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE PËR TË RINJTË DO TË THOTË QËNDRIMI I TYRE NË VEND
OSMANI: KONVENTA NACIONALE ËSHTË PLATFORMË E SHKËLQYER PËR PËRFSHIRJEN E SEKTORIT CIVIL NË NEGOCIATA
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.