BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
TAKIM KOORDINUES I MINISTRAVE TË KOMITETIT NACIONAL TË INVESTIMEVE OSMANI: OBLIGOHEMI TË SIGUROJMË ABSORBIM MË TË MADH TË FONDEVE NGA BE PËR INFRASTRUKTURË DHE ENERGJETIKË
17:39, Wednesday, November 01, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për IPA (NIPAK), së bashku me kolegun e tij Zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, udhëhoqën takimin koordinues të ministrave të Komitetit Nacional Investues. Takimi u realizua në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, në prani të më tepër ministrave, zëvendësministrave, si dhe përfaqësues të tjerë resorial të ministrive, përgjegjës për alokim dhe implementim të projekteve të financuara përmes ndihmës së huaj.


Takimi u realizua me qëllim që të shqyrtohet përbërja e KNI-së dhe Listës së Vetme të Projekteve, ndërsa u shqyrtuan edhe propozim projektet potenciale të cilat janë të gatshme për aplikim dhe të cilat përmbushin kërkesat e Instrumentit Kornizë për Investime në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në përputhje me agjendën e BE-së për ndërlidhje (e ashtuquajtura connectivity agenda) dhe Programit të punës së Qeverisë 2017-2020, në takim u dhanë rekomandime për rishikimin e së njëjtës nga ana e ministrive kompetente, nga aspekti i statusit të realizimit të projekteve.


Obligimi ynë është që të sigurojmë absorbim sa më të madh të fondeve të parapara për ndërlidhje infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është bazë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë, zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe mënyrë më të mirë për ti tejkaluar dallimet politike dhe mbyllje të çështjeve të hapura me fqinjët- theksoi Osmani në takim, duke potencuar edhe rëndësinë e realizimit të fondeve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë.


Në mënyrë plotësuese, Zëvendëskryeministri Osmani dha udhëzime lidhur me parakushtet për funksionim më të suksesshëm dhe shfrytëzim të fondeve nga IPA 2, në veçanti të fondeve rajonale në pjesën e infrastrukturës në sektorin e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor. Gjatë takimit u sollën disa konkluza me të cilat ministritë e resorëve obligohen që ta kompletojnë përbërjen e Komitetit Investues Nacional, si dhe të përditësojnë listën e projekteve të Qeverisë, me qëllim të mbajtjes së mëtutjeshme të mbledhjeve të rregullta të KNI-së në përbërje të plotë, si dhe realizim të projekteve në kuadër të afateve.


Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është organ këshillëdhënës, i cili në mënyrë transparente radhit projektet infrastrukturore strategjike. Ky organ u formua me qëllim të planifikimit më të mirë të projekteve, të përcaktohet prioriteti i tyre dhe të ndahen mjetet për infrastrukturë të transportit dhe lidhjes energjetike në vend me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.    

Share!
Lajme
Takim Osmani Ivanov OSMANI: ËSHTË I NEVOJSHËM KONSENSUS PËR REFORMAT PËR TA MBYLLUR ÇËSHTJEN E BE-SË DHE NATO-S NË VITIN 2018
Takimi Osmani Kalavera në Bruksel OSMANI: PRES PËRMIRËSIM TË DUKSHËM TË SHFRYTËZIMIT TË MJETEVE IPA
OSMANI NË QENDRËN E POLITIKËS EVROPIANE NË BRUKSEL OSMANI: IMPLEMENTIMI I PLANIT 3-6-9 DREJTON KAH NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIMIN NË BE
Osmani dhe Dimitrov takojnë Mogerinin në Bruksel OSMANI: PA MAQEDONINË NUK ËSHTË I MUNDUR PROCESI KREDIBËL I ZGJERIMIT TË BE-së
Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në takim me Johanes Han OSMANI: NË 2018-ËN KEMI MUNDËSINË HISTORIKE QË PËRFUNDIMISHT TA MBYLLIM ÇËSHTJEN E BE-SË DHE NATO-S
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.