BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Bursa
Aplikimet për bursa prestigjioze Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tani janë të hapura
09:47, Wednesday, October 04, 2017
Sekretariati Chevening pranon aplikacione për bursa të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2018/2019. Aplikimet për Bursat Chevening janë të hapura deri më 7 Nëntor 2017. Aplikimi bëhet përmes www.chevening.org/apply.
 
Bursat Chevening u përcaktohen individëve që shfaqin aftësi drejtuese dhe atyre që kanë kualifikim akademik. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për udhëheqësit e ardhshëm e mundësi të studiojnë për çdo gradë të kualifikuar master në çdo universitet të Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë duke fituar qasje në një seri ngjarjesh ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore.
 

Ofrohen më shumë se 1,500 bursa në aspekt global për vitin akademik 2018/2019, që pasqyron një investim të rëndësishëm nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin e liderëve të së nesërmes.
 

Charles Garrett, Ambasadori Britanik në Maqedoni tha:
 

Britania e Madhe, si lojtar kryesor global, është shtëpia e disa universiteteve më të mira në botë, studentëve më të shquar dhe akademikëve më të respektuar. Sektori i arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar promovon shkëmbimin e informacionit dhe ideve, si dhe ndërtimin e njohurive dhe rrjeteve. Bursistët e Chevening zhyten në atë botë dhe së fundi shëndrrohen në akademikë, profesionistë dhe e tërë kjo si rezultat i kohës së tyre të kaluar në Britani të Madhe.
Studiuesit Chevening ndajnë pjesën më të mirë nga vendi i tyre me ata që i takojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pastaj ndajnë më të mirën që Mbretëria e Bashkuar e ofron kur kthehen në shtëpi. Rolin që e kanë bursistët e Chevening dhe Asociacionit të Alumnit të Bursës Chevening është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e urave për bashkëpunim midis dy vendeve. 
Gjatë 34 viteve të fundit, shumë janë përzgjedhur për Bursë Chevening dhe më pas janë bërë udhëheqës të respektuar në një sërë sektorësh. Të bëhesh pjesë e rrjetit Chevening nxit një ndjenjë të fortë krenarie dhe përgjegjësie. Unë personalisht e kam parë se si kjo mundësi është në gjendje të transformojë jetën.
 

Më tepër informata:

Vizitoni faqen: www.chevening.org/faqs për informacione më të hollësishme mbi kriteret dhe kushtet specifike për bursën.
Bursat Chevening janë program global i bursave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të financuara nga Zyra e Jashtme dhe e Komonveltit (FCO) e partnerëve të saj. Bursat kryesisht mbulojnë studime master për një vit në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për individët që kanë potencial për t"u bërë liderë të ardhshëm, vendimmarrës, dhe analistë të opinionit .
Programi Chevening filloi në vitin 1983 dhe është zhvilluar në një skemë prestigjioze me çmime ndërkombëtare. Bursistët Chevening vijnë nga mbi 160 vende dhe territore në mbarë botën (duke përjashtuar SHBA-në dhe BE-në) ndërsa më shumë se 1.500 bursa janë caktuar në vitin 2017/2018 . Në mbarë botë ka mbi 46.000 anëtarë të Asocionit Chevening Alumni të cilët përbëjnë një rrjet të konsiderueshëm me ndikim global. 
Emri " ​​Chevening buron nga Chevening House në Sevenoaks , Kent - aktualisht rezidenca zyrtare e përbashkët e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar .
Më tepër informata në: www.chevening.org
  
Share!
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.