Lajme
OSMANI: VËREJTJET E FUNDIT TË PRIBE-s NË PËRGJITHËSI DO TË PËRFSHIHEN NË PLANIN 3-6-9
19:36, Sunday, September 24, 2017

Zëvendëskryetari i
Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së
tij në Salzburg ku mori pjesë në Konferencën e trembëdhjetë të qyteteve dhe
rajoneve Europiane në temë: “Gjenerate e ardhshme e vendeve të reja – anëtarë
të BE-së”, nën organizimin e Institutit të Rajoneve të Europës, mbajti një
takim me Zëvendës-kancelarin dhe ministrin e Drejtësisë të Republikës së
Austrisë, Volvgang Brandshteter.
Në takim Zëvendëskryeministri
Osmani njoftoi Zëvendës-kancelarin Brandshteter me gjendjen e re politike në
Maqedoni, optimizmin e ri Europian dhe agjendën europiane të si dhe me Planin
3-6-9, si plan reformues për zhbllokimin e proceseve euro-integruese të
Maqedonisë. Në kuadër të Planit, në veçanti u shqyrtua pjesa e reformave në
gjyqësi që i përmban Plani 3-6-9, si dhe vërejtjet dhe rekomandimet e Raportit të
përgatitur nga ana e grupit të ekspertëve të lartë udhëhequr nga Rajnhard
Pribe. “Me kujdes ndjekim Raportin e ri të grupit të lartë të ekspertëve,
udhëhequr nga Rejnhard Pribe, dhe në përgatitjen e pjesëve gjashtë dhe nëntë të
Planit 3-6-9, të njëjtat në përgjithësi do të implementohen”, deklaroi Osmani
në Takim.
Në takim u hap edhe
tema e sfidave lidhur me krizën e migrantëve, ku Zëvendëskryeministri Osmani, riafirmoi
përgatitjen e Republikës së Maqedonisë, për bashkëpunim të plotë me Froteks dhe
trupat e Bashkimit Evropian që punojnë në menaxhimin me sfidat dhe rreziqet e
krizës së migrantëve në përputhje me normat, principet dhe rregullat e
Bashkimit Evropian.