BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MBËSHTETJA E TARGETUAR NGA USAID KA NDIKIM TË MADH NË ZHVILLIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
10:37, Saturday, September 16, 2017

Zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me  përfaqësuesin e ri të përhershëm të USAID-it në Maqedoni, Dejvid Ataberi.


Në takim Zëvendëskryeministri Osmani, Ataberit ia prezantoi Sekretariatin për Çështje Evropiane duke i nënvizuar kompetencat e Sekretariatit dhe agjendën e saj politike. Ai theksoi fokusin aktual të Qeverisë së R.M.-së, por edhe të SÇE-së, në mbështetjen e procesit reformues përmes Planit 3-6-9 dhe Master planin e IPA-s.


Përfaqësuesi i përhershëm i USAID-it, Ataberi, Zëvendëskryeministrit Osmani prezantoi portfolin e USAID-it me gjitha fushat dhe projektet konkrete që zbatohen në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se USAID plotësisht mbështet Qeverinë e Republikës së Maqedonisë lidhur me avancimin e proceseve të integrimit euro- atlantik. Ataberi theksoi se USAID-i është partner i Republikës së Maqedonisë në 25 vitet e fundit, ndërkaq tre fushat kryesore në të cilat vepron USAID janë demokracia dhe qeverisja, rritja ekonomike dhe arsimi, ku edhe janë duke u zhvilluar shumë projekte.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe z. Ataberi ranë dakord se mbështetja nga ana e donatorëve gjithmonë është i mirëseardhur për financimin e proceseve reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për arsye të investimeve të shtrenjta në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturorë. Dy bashkëbiseduesit me kënaqësi të ndërsjellë u dakorduan rreth parimeve për bashkëpunim të ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të donatorëve e cila është nën kompetencat e SÇE-së.


Në fund u theksua interesi i dy palëve të bashkëpunojnë në mënyrë më të intensifikuar për strategjinë e ardhëshme zhvillimore të USAID-it për Republikën e Maqedonisë e cila duhet të finalizohet deri në fund të vitit 2017, ndërkaq u dakorduan edhe për koordinime të rregullta dhe shkëmkëmbim të përvojave në fusha ku USAID ka përparësi krahasuese për dorëzimin e mbështetjes së nevojshme për R.M.së.

Share!
Lajme
OSMANI: NA NEVOJITET NDIHMË NË NDËRTIMIN E KONSENSUSIT TË GJERË SHOQËROR PËR ÇËSHTJET STRATEGJIKE
OSMANI: PËRMES PËRVOJAVE TË ZVICRËS DO TË SIGUROJMË IMPLEMENTIM EFIKAS TË LIGJIT TË RI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
OSMANI: MBËSHTETJE TË SINQERTË NGA FRANCA NË MOMENTE KYÇE PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE TË MAQEDONISË
OSMANI: PËRMES STRATEGJISË, BASHKIMI EVROPIAN KTHEN FOKUSIN DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
OSMANI: PËR IMPLEMENTIMIN E STRATEGJISË NEVOJITET NJË SINERGJI MES PUSHTETIT DHE SEKTORIT CIVIL
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.