BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NA PRET BASHKËPUNIM I FRYTSHËM ME KOMUNITETIN E BIZNESIT
16:18, Thursday, September 14, 2017
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani realizoi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Kryetari Azeski diskutuan për reformat nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me pjesën e kritereve ekonomike me zbatimin e të cilave do të përmirësohet fryma e përgjithshme pozitive në sektorin ekonomik, e cila do të jetë favor para se gjithash për sektorin e biznesit. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Integrimin Rajonal Ekonomik si dhe për Procesin e Berlinit në pjesën që lidhet me bashkëpunimin rajonal të Odës Ekonomike. Zëvendëskryeministri Osmani si NIPAK dha mbështetjen e tij për iniciativën "multy country" të IPA-s, për projekte për mbështetje të Odës Ekonomike.

Në takim, Osmani theksoi se Sekretariati mund të ofrojë bashkëpunim me Odën Ekonomike me kyçjen e trupave punues në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, kyçjen në grupet punuese për Programin Nacional për miratimin e së Drejtës Evropiane që janë nga fushat e politikave ekonomike si dhe në grupet sektoriale të IPA-s. Përmes mekanizmave koordinuese, Oda Ekonomike dhe anëtarët e saj rregullisht do të informohen për mundësitë e financimit nga programet e BE-së. Mbetet edhe mundësia për organizim të përbashkët të konferencave rajonale dhe ndërkombëtare përkushtuar avancimit të politikave ekonomike.

Dy bashkëbiseduesit theksuan kënaqësi nga mundësia për bashkëpunim konkret mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Odës Ekonomike  të Maqedonisë në kuadër të kompetencave të tyre, e cila pas njoftimeve të shumta, në fund edhe do të realizohet.
Share!
Lajme
OSMANI: AGJENDA EVROPIANE KRIJON KUSHTE MË TË MIRA PËR BUJQËSORËT NOVATORËT DHE NË PËRGJITHËSI PËR BIZNESIN
OSMANI: NUK KA ZGJIDHJE MAGJIKE AD-HOK PËR NDOTJEN E AJRIT, PËRKUNDRAZI, VETËM ME AKTIVITETE AFATGJATE DHE TË QËNDRUESHME MUND TË SIGUROHEN REZULTATE
WBIF Maqedonisë i aprovoi tre projekte investuese në vlerë të përgjithshme nga 24 milion euro
OSMANI: VIKTIMA HEBRENJE – ROJTAR I PËRJETSHËM I HUMANITETIT, LIRISË DHE SOLIDARITETIT
OSMANI: QEVERIA DEFINOI PRIORITETET INVESTUESE REALIZIMI I TË CILËVE DO TË INTENSIFIKOHET NË PERIUDHËN E ARDHSHME
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.