BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Info
PROGRAMI I TRAJNIMIT MATRA NË SUNDIMIN E SË DREJTËS
11:05, Friday, March 10, 2017
Programi i trajnimit Matra në sundimin e së drejtës

Programi i trajnimit Matra Sundimi i së drejtës është program dy vjeçar (2017-2018) i hartuar me qëllim përforcimin e kapaciteteve institucione në fushën e Sundimit të së drejtës në kuadër të institucioneve shtetërore të Ballkanit Perëndimor, Turqi, Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi. Për këtë qëllim ofrohen shtatë programe për vit, secila parasheh që pjesëmarrësve tu ofrohen eksperiencat më të mira të Holandës në spektër të gjerë të temave në fushën e sundimit të së drejtës. Përmes sesioneve interaktive duke kombinuar teori, aftësi praktike dhe vizita studimore, këshilltarët politik, nëpunësit gjyqësor dhe nëpunës të tjerë shtetëror të punësuar në departamentet qeveritare dhe gjyqësore të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të realizuar reformat në shtetet e tyre amë. Përveç kësaj, duke marrë pjesë në programet e trajnimit, pjesëmarrësit bëhen pjesë e rrjetit të gjerë ndërkombëtar Alumni, ligjëruesve dhe departamenteve përkatëse qeveritare në Holandë dhe në vendet e targetuara. Ky rrjet ofron platformë për të mësuar, shkëmbyer eksperienca dhe bashkëpunim.

Programi i trajnimit Matra sundimi i së drejtës është i projektuar dhe realizuar nga Komiteti i Helsinkit të Holandës, Leiden Shkollës së Drejtësisë dhe Akademisë së Hagës për Qeverisje Lokale, dhe është i financuar nga Ministria e punëve të jashtme të Holandës.  

Procedura e aplikimit për programin e trajnimit Integriteti i shërbyesve civil (nëpunësve administrativ) (10-19.05.2017) është hapur.  

Për të aplikuar klikoni këtu. 


http://www.nhc.nl/topics/matra_rule_of_law_training_programme/  

Për vitin e 2017 dhe 2018 ofrohen programet e trajnimit siç vijon:

1. Integriteti i shërbyesve civil (nëpunësve administrativ)  (10-19.05.2017 dhe 07-16.03.2018)
Korrupsioni është sfida kryesore e sundimit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë në Evropë. Në vazhdim për të proceduar rastet e korrupsionit, esenciale është të krijohet kornizë institucionale dhe legale për të promovuar integritetin e shërbyesve civil (nëpunësve administrativ) dhe për të parandaluar korrupsionin. Për më tepër, shërbyesit civil duhet të trajnohen si të menaxhojnë dhe komunikojnë në lidhje me dilemat e integritetit.  

2. Administrimi i së drejtës  (07-16.06.2017 dhe 07-16.03.2018)
Gjykatat e pavarura dhe të paanshme duhet të sigurojnë bazën për sundimit e ligjit. Është shumë e rëndësishme që gjykatat të gëzojnë besimin e të dy palëve që paraqiten para tyre dhe para publikut gjerë. Por, kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi temat kyçe siç janë qasja në drejtësi për të gjithë, efikasiteti, etika profesionale, transparenca, komunikimi dhe menaxhimi i gjykatës.  

3. Prokurimet publike (21-30.06.2017 dhe 03-12.10.2018)
Shpenzimet e BE-së për mallra dhe shërbime arrijnë rreth 20% e PBB-së. Për shkak të aksioneve të mëdha financiare dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes sektorëve publike dhe private është e rëndësishme të vendosen rregulla të qarta për prokurimin publik. Kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi procedurat e drejta dhe përkatëse të cilat garantojnë mundësi të barabarta ndërmjet konkurrentëve.  

4. Të drejtat e njeriut dhe minoritetet (13-22.09.2017 dhe 05-14.09.2018)
Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është e lidhur ngushtë me sundimin e ligjit. Megjithatë, pavarësisht nga legjislacioni ekzistues, mbrojtja e grupeve të rrezikuara siç janë pakicat etnike, LGBTI, dhe gratë mbeten çështje problematike. Kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut në një gamë të gjerë fushash të politikave, në marrëdhëniet e vendeve me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe për nevojën për të marrë në konsideratë udhëzimet e BE-së dhe traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit.  

5. Decentralizimi dhe pjesëmarrja qytetare (04-13.10.2017 dhe 06-15.06..2018)  
Decentralizimi proceset e vendim-marrjes i sjell sa më afër qytetarëve. Kështu, kjo mund të kontribuojë për më shumë pjesëmarrje, transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme. Megjithatë, kjo ngre një numër pyetjesh të cilat duhet të adresohen. Si duhet të menaxhohen marrëdhëniet ndër-administrative në një sistem të decentralizuar? Si mund të krijohet qeveri sub-kombëtare e cila do të ketë kapacitet për të ofruar shërbime në mënyrë efektive dhe përfshirëse? Si bëhet ekuilibri fiskal, politik dhe administrativ i decentralizimit? 

6. Liria e mediave (06-11.10.2017)
Shtypi i lirë është thelbësorë për demokracinë. Si një roje publike shtypi mund të sigurojë një platformë për debat publik; atje ku është e nevojshme ajo mund të denoncojë rastet e keq administrimit. Por, liria e shprehjes bart me vete detyra dhe përgjegjësi. Si bëhet një marrëveshje me situatat ku shtypi është përdorur për qëllime propagandistike, ose për shpërndarjen e "lajmeve të rreme? Cili është roli i mediave sociale?  

7. Menaxhimi me financat publike (08-17.11.2017 dhe 11-20.04.2018)  
Një gjendje e shëndoshë e financave publike kërkon menaxhim të kujdesshëm të shpenzimeve të qeverisë, të ardhurave, huat dhe borxhet. Deficitet dhe borxhet duhet të mbeten brenda kufijve të përcaktuar nga standardet ndërkombëtare dhe vendore. Vlerat kyçe duhet të jenë siguria juridike dhe para shikueshmëria, transparenca, integriteti, politika efektive për të parandaluar korrupsionin dhe mashtrimin, dhe gjithashtu decentralizimi.  

8. Paraburgimi dhe sanksionet alternative (06-13.06.2018)  
Një normë në rritje të burgosjes, duke përfshirë paraburgimin, shkakton një barrë financiare për qeveritë kombëtare dhe ndikimet në kohezionin social. Kjo ngrit numër të caktuar çështjesh të cilat duhet të zgjidhen. Si mund që kushtet e burgjeve të përmirësohen? Cilat rreziqe të rritura bëjnë që të rinjtë të përballen me paraburgim? Cilat janë alternativat e mundshme për paraburgim dhe si mund këto dhe strategjitë për ri-integrim të përmirësohen, të kenë efekt pozitiv mbi autorët, viktimat dhe shoqërinë në tërësi?
Share!
Info
Video material promovim i programit IPA të Projektit NATURA 2000 Video materiali është përpunuar në kuadër të IPA Projektit Përforcim i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000, NATURA 2000 është rrjeti më i madh koordinues i zonave të mbrojtura në Evropë. Qëllimi i saj është të siguroj ekzistencën e qenieve më të vlefshme dhe të rrezikuara të vendbanimeve në Evropë të renditura në Direktivat e BE-së për zogjtë dhe Direktiva e BE-së për vendbanim.
PROGRAMI I TRAJNIMIT MATRA NË SUNDIMIN E SË DREJTËS
Video materiale promovim i programeve të IPA fondeve
Video material promovim i programit Erasmus+
Komunikim për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe raportet për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për vitin 2016
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.