BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Bursa
KONKURS PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE SË PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018
12:41, Monday, January 16, 2017

K O N K U R S

PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE SË PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018

Trembëdhjetë vite me radhë, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë realizojnë aktivitetin: ndarjen e bursave për studime pasuniversitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit. Qëllimi për të siguruar këto mjete financiare është që të dërgohen kuadro për specializim në fushën e BE-së, është ndërtim dhe përforcim i aftësive profesionale të nëpunësve shtetërorë të cilët janë të angazhuar në procesin dhe përafrimin e vendit drejt BE së.

Kush mund të aplikojë?

Konkursi është i hapur për nëpunësit shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Bursat Gabriela Konevska Trajkovska janë të destinuara për kandidatët të cilët janë të regjistruar në institucione arsimore të larta jashtë shtetit me program adekuat për studime akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit.

Ky konkurs ka të bëjë me studimet akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë vendit, me ç rast përparësi do ju jepet kandidatëve:

  • të cilët nuk kanë siguruar mjete financiare për mbulimin e studimeve në fushat e lartpërmendura në baza të tjera, aplikimet e miratuara për regjistrim të jenë nga fakultete që kanë renditje më të lartë sipas listës së Shangait, kandidatët që posedojnë notë mesatare më të lartë në studime si dhe kandidatët që kanë përfunduar arsim universitar në universitet me renditje më të lart në përputhje me renditjet nacionale ose
  • të cilët nuk kanë siguruar mjete financiare për mbulimin e studimeve në fushat e përmendura nga ndonjë burim tjetër dhe janë regjistruar në studime deridiplomike në fushën e Bashkimit Evropian në Kolegjin e Evropës, Bryzh, Belgjikë apo Kolegjin e Evropës në Natolin Poloni, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunimi mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe këtyre institucioneve të arsimit të lartë.

Kushtet për aplikim në përgjithësi janë specifikuar në shpalljen e publikuar.

Dorëzimi i aplikimit për bursë

KONKURS PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE SË PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018
download
download
CV (EU format) download


Konkursi për ndarjen e bursave Gabriela Konevska Trajkovska është publikuar me 16.01.2017 në dy gazetat ditore me tirazh më të lartë edhe atë gazeta Dnevnik dhe gazeta Koha në faqen e internetit të Sekretariatit për Çështje Evropiane http://www.sep.gov.mk/sq/content/?id=87 pastaj në web faqen e Qendrës për trajnime të SÇE-së tc.sep.gov.mk si dhe në kanalin nacional televiziv. Konkursi zgjat deri me 14.02.2017.

Në datë 1.02.2017 (e mërkurë) në ora 10:00, në hapësirat e SÇE-së rruga Kej Dimitar Vlahov nr.4, Shkup (ndërtesa e mëparshme e Bankës Komerciale) do të mbahet ditë informative, ku do të mund të merren informacione më të hollësishme lidhur me bursat.

Gjatë kohëzgjatjes së konkursit kandidatët e interesuar mund të paraqiten për këtë bursë me dorëzimin e dokumentacionit në mënyrë elektronike në e-mail adresën: stipendii@sep.gov.mk, ose përmes postës në adresën në vijim:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë
Sekretariati për Çështje Evropiane
(shpallje për ndarje të bursës Gabriela Konevska Trajkovska)
Kej Dimitar Vllahov nr.4 1000 Shkup

ose ti dorëzohojnë personalisht me zarf të mbyllur në arkivin e Sekretariatit për Çështje Evropiane Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Çka më tej?

Përzgjedhjen e aplikacioneve të arritura e kryen Komisioni përkatës i formuar. Pas përzgjedhjes së parë, kandidatët që plotësojnë kushtet administrative do të thirren në intervistë. Komisioni i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë propozim-listën, dhe bën zgjedhjen pas miratimit të propozim-listës nga ana e Qeverisë.

Fituesit e ardhshëm të bursës

Dhënësi i bursës merr përsipër ti mbuloj shpenzimet në shumën prej 20.000,00 euro. Kostot të cilat e tejkalojnë shumën e specifikuar do të jetë në barrë të përdoruesit të bursës. Mjetet janë alokuar për sigurimin e pagesave për shkollim, strehim, ushqim, dhe shpenzimet e udhëtimit deri në destinacionin e studimit dhe prapa.

Kandidatët e zgjedhur nënshkruajnë marrëveshje me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kandidatët e zgjedhur janë të obliguar të punojnë në organet e administratës shtetërore në periudhë prej 3 vitesh pas kryerjes së studimeve akademike universitare të ciklit të dytë.

Për zgjedhjen përfundimtare të kandidatëve do të informohen të gjithë kandidatët të cilët janë paraqitur në konkurs, në afat prej 8 ditësh nga dita e zgjedhjes përfundimtare.

Share!
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.