BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Projekte për përforcimin e kapaciteteve institucionale të SÇE-së
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) (janar - qersor 2016)

 

Programi i USAID për përmirësimin e punës së organizatave ka për qëllim t’i përmirësojë performancat e atyre organizatave që konsiderohen si kyçe për zhvillimin e shtetit dhe objektivat të cilat USAID Maqedoni synon t’i arrijë në sektorët e demokracisë, arsimit dhe ekonomisë. 

Programi punon me shtatë organizata të përzgjedhura partnere, me qëllim të fuqizimit të strukturës së tyre, përmirësimit të proceseve të punës dhe rritjes së shkathtësive dhe njohurive të të punësuarve të tyre. Gjithashtu, Programi synon fuqizimin e lidhjes midis institucioneve dhe përmirësimin e proceseve kryesore, me qëllim të ofertës më të mirë të shërbimeve për qytetarët e Maqedonisë. Aktivitetet e Programit janë ndarë në tri faza: 1) vlerësimi i performancave të organizatës partnere, 2) implementimi i intervenimeve të rekomanduara dhe 3) ridiagnostikimi i performancave.

Bashkëpunimi i SÇE me USAID-PPPO filloi më 15 dhjetor të vitit 2014, me nënshkrimin e Memorandumit të parë për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Pastaj vijuan një sërë aktivitetesh në lidhje me vlerësimin e performancave të SÇE dhe pas kësaj, u nënshkrua Memorandumi i dytë me të cilin filloi faza e implementimit të intervenimeve, përshkrimi i të cilave vijon në vazhdim. 


Aktivitetet e zhvilluara:

- Punëtori për hartimin e Planit për monitorimin dhe evaluimin e zbatimit të programit vjetor të SÇP për vitin 2016 në nivel institucional

Më 24 shkurt dhe 3 mars 2016, PPPO realizoi dy punëtori për hartimin e Planit për monitorimin dhe evaluimin e zbatimit të programit vjetor të SÇP për vitin 2016 në nivel institucional. Një ekip 17 anëtarësh i përbërë prej këshilltarëve shtetërorë, udhëheqësve të sektorëve dhe të seksioneve në SÇP dhe nëpunës të tjerë, punoi për të finalizuar Kornizën e objektivave dhe rezultateve si mjet për planifikimin dhe ndjekjen e programit vjetor të SÇP-së për vitin 2016. Duke ndjekur udhëzimet e ekipit të PPPO, pjesëmarrësit i shqyrtuan dhe reviduan objektivat dhe rezultatet institucionale dhe sektoriale.


Pjesëmarrësit në punëtorinë për hartimin e Planit për monitorimin dhe evaluimin e zbatimit të programit vjetor 

Pas punëtorisë së parë dhe finalizimit të kornizës së objektivave dhe rezultateve, në punëtorinë e dytë, pjesëmarrësit rishqyrtuan propozim indikatorët sektorialë dhe institucionalë. Ata përcaktuan përshkrimet, gjendjen fillestare dhe vlerat e synuara për të shumtën e indikatorëve në nivel institucional, si dhe mënyrat e verifikimit, personat përgjegjës për grumbullimin e të dhënave dhe qëllimin e raportimit. 

- Punëtori përgatitore për zbatimin e intervistës gjysmëvjetore

Më 19 maj 2016, PPPO realizoi një punëtori gjysmëditore për përgatitje për zbatimin e intervistës gjysmëvjetore. Në punëtorinë morën pjesë 20 përfaqësues të lartë të SÇE-së, midis të cilëve edhe sekretari shtetëror, dy këshilltarë shtetërorë, udhëheqës të sektorëve dhe seksioneve të pavarura, zëvendës udhëheqës të sektorëve dhe të seksioneve të pavarura. Gjatë punëtorisë u dhanë udhëzime të qarta për zbatimin e intervistës gjysmëvjetore, në pajtim me Ligjin për nëpunës administrativë lidhur me menaxhimin e efektit të nëpunësve administrativë. U prezantuan të gjitha hapat, aktivitetet dhe formularët që duhet të zbatohen në procesin e zhvillimit të intervistës dhe u dhanë përgjigje praktike pyetjeve që i parashtruan pjesëmarrësit në lidhje me procesin në tërësi.

 


Z-nja Ana Bllazheska, sekretare e shtetit, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë i ndjek udhëzimet për zhvillimin e intervistës gjysmëvjetore

- Fokus grup për identifikimin e masave të motivimit të brendshëm

Më 19 maj 2016, PPPO organizoi një fokus grup për identifikimin e masave të motivimit të brendshëm. Në këtë ngjarje morën pjesë 20 përfaqësues të lartë të SÇE-së, midis të cilëve edhe sekretari shtetëror, një këshilltar shtetëror, udhëheqës të sektorëve dhe seksioneve të pavarura, zëvendës udhëheqës të sektorëve dhe të seksioneve të pavarura. Në këtë fokus grup u prezantuan një sërë masash për motivim të brendshëm, dhe në vijim pjesëmarrësit diskutuan rreth zbatueshmërisë të masave në ambientin e punës në SÇE. Ata gjithashtu dhanë edhe propozime për masa të tjera të motivimit.

- Takim i z. Arbër Ademi, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, me përfaqësuesit e USAID dhe PPPO

 

Më 23 maj 2016, z. Ivica Vasev nga USAID dhe ekipi i PPPO nën udhëheqjen e drejtoreshës Valbona Morina Maksut dhe zëvendës drejtoreshës Elizabeta Markovska Spasenoska, zhvilluan një takim pune me z. Arbër Ademi, zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Gjatë takimit ekipi i PPPO prezantoi rezultatet e arritura me realizimin e aktiviteteve të deritanishme për mbështetjen e punës së SÇE.

 

Z. Ademi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë nga PPPO në vendosjen e sistemit të planifikimit të integruar në SÇE, sistemit të menaxhimit të efektit të nëpunësve administrativë dhe sistemit të monitorimit dhe evaluimit të punës të SÇE.

 


Z. Arbër Ademi dhe përfaqësuesit e USAID dhe PPPO diskutojnë hapat e ardhshëm të mbështetjes nga PPPO për SÇE

- Punëtori për zhvillimin e procesit dhe procedurave për komunikim të brendshëm PR

Nga 25 deri 27 maj 2016, PPPO realizoi një punëtori për zhvillimin e procesit dhe procedurave për komunikim të brendshëm PR. Punëtorinë e ndoqën 13 të punësuar në SÇP, të cilët kryejnë detyra në fushën e PR dhe marrin pjesë në komunikimin e brendshëm në këtë fushë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri në fushën e planifikimit dhe menaxhimit strategjik me komunikimet, të dëgjojnë dhe të diskutojnë për modelin e propozuar të komunikimeve efektive PR dhe t'i shqyrtojnë dhe testojnë procedurat e propozuara për: 1) marrëdhëniet proaktive dhe reaktive publike në baza ditore, 2) planifikimin dhe përgatitjen e ngjarjeve të komunikimit dhe 3) planifikimin dhe përgatitjen e planeve periodike të komunikimit.


Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë ushtrojnë zbatimin praktik të komunikimit të brendshëm PR

Share!
Projekte për përforcimin e kapaciteteve institucionale të SÇE-së
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) (korrik 2016 - janar 2017)
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) (janar - qersor 2016)
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), organizatë partnere e Programit të USAID për përmirësimin e punës së organizatave (USAID-PPPO) 2015
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.